Femijet: Mos kini frikë nga shoku i tij imagjinar

Ndodh shpesh: fëmijët shpikin një shok të padukshëm me të cilin flasin, luajnë, grinden, një personazh fantastik që mund të rrijë gjithmonë me ta dhe tek i cili ata mund të drejtohen kur kanë nevojë. E ndiejnë nevojën që fare të vegjël dhe për ta bëhet një bashkëbisedues i veçantë, të cilit mund t’ia tregojnë të gjitha të fshehtat. Mund të marrë “identitetin” e një bashkëmoshatari, por gjithashtu mund të jetë edhe një kafshë imagjinare, një fëmijë me fuqi magjike.

Mos kini frikë.

Shumë prindër shqetësohen kur i kapin fëmijët në “shoqërinë” e kësaj figure ireale. Kanë frikë se mos ndihen vetëm ose kanë vështirësi të krijojnë shoqëri. Menjëherë mendojnë se kanë bërë gabim diçka. Përballë këtij personazhi që nuk arrijnë ta shohin e ta kuptojnë, nëna dhe babai ndihen të përjashtuar dhe duan ta eliminojnë menjëherë me shprehje të llojit: “Nuk ekziston, po sajon, mos thuaj gënjeshtra…”.

Ka nevojë për shoqëri.

Fëmija juaj ndien nevojën për të shpikur një mik të paqenë për të patur një shok tek i cili mund të mbështetet në çaste të vështira. Pra, mos e nënvlerësoni dëshirën e tij për shoqëri, por qetësohuni: fëmija juaj e di shumë mirë që miku nuk është real.

Përpiquni të kuptoni se ç’bën me “atë”, se për çfarë flasin.

Në këto lojëra, të vegjëlit shpesh zbulojnë tema delikate si dhunën, sëmundjen dhe vdekjen. Prandaj lëreni të luajë lirisht, mos e bllokoni fantazinë e tij, përkundrazi, përfshihuni edhe ju. Tregohuni e kuptueshme dhe e interesuar, për shembull mund t’i thoni: “E di që shoku është me ty dhe që është i rëndësishëm, por jam shumë kureshtare, dua të di se çfarë të tregon, pse të pëlqen, pse është kaq i veçantë…”.

friend

Miku imagjinar përfaqëson një fazë normale të procesit të rritjes.

Kur fëmija do të bëhet më i sigurt në vetvete nuk do ta ndiejë të nevojshme të “transferojë” te një personazh imagjinar detyrën për ta ngushëlluar dhe siguruar.

femra-moderne.com