Fëmijët vetëm me pushime? Ja rregullat që të mos bëni hapa të gabuara

Do të ikin vetëm? E pse jo! Ja rregullat që të mos bëni hapa të gabuara

Verë, kohë për të bërë pushime. Për shumë fëmijë është koha më e mirë për të përjetuar përvoja të reja, rasti ideal për t’u përballur me botën. Por nënat, dihet, janë gjithmonë paksa të trembura. Dhe pyesin veten nëse fëmijët e tyre do të jenë të lumtur pa to. Ekspertët thonë që këto lloj pushimesh mund t’i bëjnë fëmijët që të përgjegjësohen dhe të hyjnë në kontakt me realitete të reja. Por me një kusht, që të drejtohet nga të rriturit nën aspektin emotiv.

Kur është mosha e duhur për t’i lënë vetëm ata?

Duke filluar që nga mosha 6 vjeç, më herët nuk është e këshillueshme, vetëm nëse u besohet gjyshërve ose familjarëve të tjerë që i ka frekuentuar për një vit me radhë. Më shumë varet nga fëmijët se sa kanë qenë në gjendje ata të bëjnë eksperienca larg familjes, të flenë te miqtë e tyre. Por kini kujdes edhe kohëzgjatjen e pushimeve: nëse fëmija është më pak se 8 vjeç, më mirë mos t’i tejkalojë dy javë.

Si ta entuziazmoni me idenë se do të niset

Në të gjithë operacionin-pushime, nëna dhe babai luajnë rolin thelbësor. Nëse jeni ju të parët që keni dyshime, fëmija e kupton menjëherë, trembet dhe do ta refuzojë propozimin. Duhet të jeni të bindur se po bëni gjënë e duhur që më pas t’ia komunikoni fëmijës suaj me sigurinë që ai ka nevojë për të përballu-ar një përvojë të tillë. Përveç të tjerash, mos e ngatërroni fëmijën tuaj me një pafundësi zgjedhjesh. Le t’i themi disa mundësi dhe ai të zgjedhë vetë.

Ka ardhur koha e shkëputjes

Mirë, dihet, nuk është e thjeshtë, por sforcohuni: mos t’ju shndrijnë sytë, merrni një qëndrim të qetë dhe të vendosur. Shkëputja duhet të jetë pozitive, e gëzuar, pa ankthin më të vogël nga ana e prindërve. Por jo vetëm kaq. Mos i jepni përshtypjen që është një largim që e duan prindërit vetëm sepse duan të marrin pak frymë lirisht. Arsyet duhet të përsëriten shpesh: në qytet është vapë, nuk mund të të lë vetëm në shtëpi, mami duhet të punojë.

Vizitat dhe telefonatat: nostalgjia është e ndaluar

Përmbajuni rregullave të organizatorëve. Nëse ekziston mundësia për t’i marrë në telefon bëjeni, por mos i transmetoni nostalgjinë tuaj. E njëjta gjë këshillohet edhe për vizitat. Shumë nëna i kap kriza kur shohin se fëmijët e tyre janë mirë edhe pa to. Mos ia vini në dukje me fjali të llojit: “Nuk të ka marrë malli fare?”, “Nuk kënaqesh më shumë me mamin?” e kështu me radhë. Nëse ndiheni kështu, më mirë mos e lini të shkojë vetëm.

Kur është më mirë që të mos e lini

  • Nëse jeni nëna shumë të ankthshme. Pushimet e fëmijës suaj për ju do të ishin një vuajtje tepër e madhe.
  • Nëse fëmija juaj nuk po kalon një periudhë shumë të qetë. Regjistrojeni në kurse të përditshme që ofrojnë shoqata të ndryshme.
  • Nëse kanë kaluar disa ditë dhe ai s’është ambientuar ose qan, shkoni merreni: në fund të fundit, janë pushimet e tij; përse ta detyroni kur ndihet i braktisur?

femra-moderne.com