Fërgesë me speca, gjizë dhe hudhra

Ja si te përgatisni fërgesë me speca, gjizë dhe hudhra

Përbërësit

  • 6 speca të kuq (ose jeshil)
  • 6 lugë gjizë
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper
  • Piper i kuq jo djeges
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz

Përgatitja:

  • Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm specat e më pas i presim në rrathë të hollë ose në shirita.
  • Vendosim një tigan të madh në zjarr. Shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.
  • Kur specat të jenë skuqur, shtojmë gjizën dhe e lëmë në zjarr për 3-4 minuta duke e kaurdisur herë pas here.
  • Hidhni kripë dhe lërini të ziejnë derisa vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.
  • Spërkateni me pak piper dhe lëreni dhe për 7-8 minuta.
  • Sipas deshires, skuqni pak piper te kuq jo djeges me pak gjalpe dhe shtojani fergeses.
  • Shërbejeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur dhed majdanoz te fresket te grire.

Keshilla:

  • Fërgesë mund t’i shtoni edhe qepë të njoma te grira.
  • Mund te përdorni djathë të thërrmuar në vend të gjizës.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search