Festa e Luleve, tradita e qytetit të Shkodrës

Festa e Luleve është kthyer në traditë, kur çdo 6 Maj Shkodra transformohet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash.

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me ACLI IPSIA në Shqipëri, AADF (Albanian-American Development Foundation), BID Shkodra, Qendrën Rinore Arka dhe Star + organizojnë me datë 6 Maj “Festën e Luleve 2017”. “Festa e Luleve 2017” është konceptuar të realizohet si një ndërthurje e një sërë organizimesh artistiko-kulturore, të cilat kanë për qëllim promovimin e traditës së luleve në qytetin e Shkodrës.

Aktivitetet janë parashikuar të shtrihen përgjatë gjithë ditës në sheshet kryesore të qytetit.

Miss BiçikletaMiss Biçikleta

Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet konkursi “Miss Biçikleta”. Ftohen të gjithë të apasionuarit e biçikletave dhe luleve që të bëhen pjesë e këtij konkursi shumëngjyrësh. Zbukuroni bicikletën tuaj me lule dhe konkuroni për cmimin prej 10.000 lekë.

Mënyra e përzgjedhjes së Miss Biçikleta bëhet publike gjatë mbrëmjes festive. Mbrëmja e konkursit “Miss Biçikleta” do të bëhet datë 06 Maj, ora 19:30 para Bashkisë Shkodër në një atmosferë fantastike festive.

“Lulet e qytetit tim”

Gjithashtu, po ne kete dite organizohet konkursi i fotografisë “Lulet e Qytetit tim”. Ne kete konkurs ftohen që të bëhen pjesë të gjithë fotografët dhe të apasionuarit e fotografisë. Afati për dorëzimin e fotografive: 04 Maj 2017.
Tre fotografitë më të mira do të vlerësohen me certifikata mirënjohjeje. Çmimi i parë: 10.000 lekë
Mënyra e përzgjedhjes së fotografive fituese bëhet publike gjatë mbrëmjes festive.

lulet

Poezia e luleve

Në kuadër aktivitetit “Festa e Luleve” organizohet konkursi i poezisë gegë “Poezia e Luleve”. Ftohen të gjithë dashuruesit e poezisë që të bëhen pjesë e këtij konkursi shumëngjyrësh. Afati për dorëzimin e poezive: 05 Maj 2017. Tre poezitë më të mira do të vlerësohen me certifikata mirënjohjeje. Çmimi i parë: 10.000 lekë. Juria e konkursit bëhet publike gjatë mbrëmjes festive.

Per me shume informacion rreth aktivitetit, klikoni ketu.

femra-moderne.com