Fileta të mbushura me spinaq

Për 4 persona nevojiten:

2 fileta të vogla, ½ kg spinaq, 2 lugë vaj ulliri, 4 qepë të njoma të prera hollë, 1 filxhan kopër, 200 g djathë të bardhë.

Për salcën nevojiten:

1 filxhan vaj ulliri, ½ qepë të prerë hollë, 3 lugë konjak, 4 lugë verë të bardhë, 2 lugë majdanoz të prerë hollë, kripë e piper.

Menyra e pergatitjes:

  • Kaurdisni qepët e njoma në një tenxhere me vaj, shtoni spinaqin e prerë trashë dhe vazhdoni gatimin derisa spinaqi të lëshojë të gjithë lëngun e vet.
  • Hidhni koprën, përzieni dhe lëreni masën të ftohet. Më pas shtoni djathin.
  • Ndani mbushjen nëpër fileta pasi t’i keni rregulluar me kripë e piper. Mbështillini në formë roleje, lidhini me spango ose kapini me kruajtëse dhëmbësh dhe vendosini në një tespi të lyer lehtë me vaj.
  • Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqni në furrë të nxehtë në 200 ºC për 20 minuta.
  • Hiqeni letrën e alumint dhe vazhdoni pjekjen për akoma 10 min.

Përgatitja e salcës:

  • Në një tenxhere shtoni vaj, kaurdisni qepën, hidhni konjak, verë, kripë e piper dhe lëreni të ziejë derisa të lidhet.

Pasi roleja të jetë gati, ndajeni në feta të holla dhe hidhni nga lart salcën e përgatitur si dhe majdanoz te fresket.

femra-moderne.com