Fileto merluci e zjere ne qumesht shoqeruar me pure brokoli

Foto: femmeactuelle

Harrojeni vajin. Gatimi i peshkut në qumësht do të rritë aromën, shijen dhe do ta beje ate me kremoz.

Ka më shumë gjasa qe deri me sot ta keni gatuar peshkun tuaj në verë, gjalpë ose vaj. Dhe këto metoda funksionojnë shume mirë. Por qumështi ju kishte shkaur ndonjehere nder mend? Shume specialiste kulinare thone se qumeshti e ben peshkun edhe me te shijshem, sikur vjen nga nje tjeter dimension. Ja nje recete per ta provuar…

Perberesit per 4 persona:

  • 4 fileto merluci 200 gr secila
  • 500 gr qumesht
  • 300 gr uje
  • 1 thelpi hudher
  • 300 gr brokoli
  • 1 qepe te njome
  • 1 presh
  • 1 luge gialpe
  • 1 luge krem qumeshti

Menyra e pergatitjes:

  • Ne 1 tenxhere vendosim qumeshtin, ujin, hudhren ne temperature te ulet.
  • Mbi te shtojme filetot e merlucit dhe i zieme per 10 minuta.
  • Pasi jane zjere filetot i nxierim dhe i mbajme ne vend te ngrohte.
  • Ne lengun qe ka mbetur ne tenxhere shtojme preshin ne kubik te vegjel, qepen te prere dhe brokolin ne copa te vogla dhe i leme te ziejne per 10- 12 minuta.
  • Marrim perimet pa i kulluar dhe i hedhim ne nje mikser duke shtuar gjalpin, nje luge krem qumeshti, kripe dhe piper sipas deshires dhe i grime te gjitha bashke duke perftuar nje mase pureje.
  • Ne 4 pjata vendosim purene ne forma te ndryshme, mbi te vendosim peshkun qe kemi pergatitur me pare dhe zbukurojme pjatat sipas deshires.

femra-moderne.com