Një finale e pabesueshme në natën e ndarjeve të çmimeve Oscar. “Moonlight” fiton si filmi më i mirë, pas një gabimi kur çmimi iu dorëzua filmit “La la Land”.
Muzikali që kishte mbledhur rekordin e nominimeve , mori në shtëpi një sërë çmimesh mes të cilave regjia më e mirë, Damien Chazelle, aktorja më e mirë protagoniste Emma Stone. Aktori më i mirë protagonist u shpall Casey Affleck, ndërsa për jo protagonistët u vlerësuan Viola Davis dhe Mahershala Ali.
Një finale me supriza që i garantoi këtij edicioni, një ngjarje që nuk kishte ndodhur më parë në mbrëmjet e tjera të Oscar.
Pas lajmërimit të Warren Beatty dhe Faye Dunaway producentët e “La La Land” u ngjitën në skenë për të marrë statujën dhe filluan të bëjnë falenderimet. Më pas, një gabim në zarf. Filmi më i mirë në të vërtet u shpall “Moonlight”, me regjisor Barry Jenkins.
Pas kësaj ekipi i “Moonlight” u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin. Kështu që triumfoi jo dashuria romatike, por një histori varfërie, droge dhe dashurie gay.
Muzikali i shumëkuotuar “La La Land” doli nga ceremonia me 6 statuja të arta, ajo për aktoren më të mirë Emma Stone, regjia më e mirë, kënga më e mirë me “‘City of Stars”, kolona më e mirë zanore, për Justin Hurwitz, fotografia më e mirë për Linus Sandgren, skenografia më mirë Sandy Reynolds-Wasco dhe David Wasco.
Damien Chazelle u bë kështu regjisori më i ri që fiton një Oscar, në moshën 32-vjeçare.
“Moonlight” mori edhe një çmim për skenarin e përshtatur më të mirë dhe aktorin më të mirë joprotagonist.
Filmi më i mirë i huaj u shpall iraniani “Klienti” i Asghar Farhadi.
Të gjithë çmimet e edicionit të 89-të të Oscar
- Filmi më i mirë: Moonlight
- Regjia më e mirë: Damien Chazelle (La La Land)
- Aktori më i mirë: Casey Affleck (Manchester by the sea)
- Aktorja më e mirë: Emma Stone (La La Land)
- Aktori më i mirë jo protagonist: Mahershala Ali (Moonlight)
- Aktorja më mirë jo protagoniste: Viola Davis (Barriere)
- Skenari më i mirë origjinal: Manchester by the sea
- Skenari më imirë jo origjinal: Moonlight
- Filmi më i mirë i huaj: Il cliente (Iran)
- Filmi më i mirë i animuar: Zootropolis
- Fotografia më e mirë: La La Land
- Skenografia më e mirë: La La Land
- Montazhi më i mirë: Beteja e Hacksaw Ridge
- Kolona zanore më mirë: La La Land
- Kënga më mirë: City of Stars (La La Land)
- Efektet më të mira speciale: Libri i xhunglës
- Muzika më e mirë: Beteja e Hacksaw Ridge
- Montazhi më i mirë muzikor: Arrival
- Kostumet më të mira: Kafshët fantastike ku t’i gjesh
- Truku më i mirë: Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini e Christopher Nelson (Suicide Squad)
- Dokumentari më i mirë: O.J Made in America
- Dokumentari më mirë i shkurtër: The ëhite Helmets
- Filmi më i miri i shkurtër: Sing
- Filmi më i mirë i animuar i shkurtër: Piper.