Fjalimi prekës i Terence Hill në varrimin e Bud Spencer

Miqtë, familja dhe qindra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të njohur Bud Spencer, që ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Sidomos u prit me shumë interes fjalimi i aktorit Terence Hill, i njohur si pjesë e dyshes së pandashme Hill-Spencer.

 E di se kur do të takohemi në anën tjetër, ai do të më thotë: Ne nuk jemi grindur kurrë.

“Bud më thoshtë gjithmonë, ne nuk jemi zënë kurrë. Nuk e ka thënë njëherë, e ka thënë tre herë.

Ndoshta u intereson se si jemi njohur, pasi së fundmi më është bërë e qartë se nuk ishte një rastësi.

Carlo po xhironte një film në Almeria të Spanjës. Regjisor ishte i famshmi Giuseppe Colizzi. Filmi titullohej “Qeni, macja dhe dhelpra”. Bud natyrisht luante qenin, unë macen dhe pastaj ishte dhelpra.

Në fillim nuk isha aty. Pas një jave xhirimesh, aktori që luante macen ishte lënduar në këmbë dhe nuk mund të vazhdonte. Regjisori Colizzi erdhi në Romë, bëmë provat dhe më mori. Menjëherë u dërgova në Almeria. Sapo shkova, më dhanë të zhvishesha. Në atë kohë nuk kishte rulo zhveshjesh. Hiqi rrobat më thanë. Pastaj erdhi ai, Carlo Pedersoli. M’u prezantua. Gëzohem, i thashë.

Çfarë skene do xhironim? Një skene me të rrahura. Ai ishte qeni, unë macja”. Unë si mace isha shumë i shkathët dhe manovroja me çizmet dhe thumbat e mi. Nuk mora asnjë goditje prej tij, ndërsa unë e kisha goditur në bark, në gjoks. Për një moment u kthye i mërzitur: Ku je, ku je? Unë isha ulur në një pemë. Kërceva prej andej dhe e godita me thumb në fytyrë. Tani duhej të vinte momenti vendimtar, ai duhej të më jepte goditjen e fundit. Çfarë goditje? Colizzi donte që të mos ishte një goditje e zakonshme me grusht. E di çfarë do të bëj, tha Bud. Do i jap një goditje të fuqishme në shpatulla dhe do e shemb përtokë. Unë i thashë: Po, por kjo nuk është goditje e zakonshme. Kjo goditje e tij ishte shpikja më e madhe”.

E tregova këtë histori sepse kur më mori në telefon Giuseppe, për të më thënë se Bud nuk ishte më mes nesh, isha në Almeria, në të njëjtin vend ku u takuam për herë të parë. Në fillim dhe në fund. E di se kur do të takohemi në anën tjetër, ai do të më thotë: Ne nuk jemi grindur kurrë. Mapo

femra-moderne.com