Majat e dyfishta mund të shkaktohen nga mbinxehja e flokëve duke përdorur pjaser ose mashe. Gjithastu edhe lyerja me bojra kimike, perdorimi i afert i thareses dhe krehja e tepert.
Ato qe e ndjejne me shume problemin e majave te dyfishta jane floket e dobet dhe delikat, te cilet keputen ne ekstremitet, aty ku keratina qe mbulon dhe mbron floket redukton fuqine e saj.
Nese keni probleme me majat e dyfishta ja disa keshilla te pershtatshme per ju:
- Prisni majat e flokeve 1-2 cm per t’i eleminuar ato, por ky eshte nje problem nje zgjidhet vetem per pak kohe.
- Para se te lani floket perdorni nje maske specifike per te trajtuar majat e dyfishta dhe lereni te veprojeper 10 minuta.
- Perdorni shampo te pershtatshme per te perforcuar majat e flokeve ose nje shampo delikate, te pasur me perberes ushqyes dhe hidratantues.
- Mos harroni te aplikoni balsam pas cdo larje, pasi me veprimin e tij hidratues dhe ushqyes eshte nje “terapi” shume e mire per floket delikate dhe ndihmon ne vonimin e formimit te majave te dyfishta.
- Perpara se te thani floket rregulloni tharesen ne temperaturen me te ulet dhe mundohuni qe ta mbani ne drejtim me rrenjen e flokeve.