Fluori është po aq mirëbërës për kërcet e fëmijëve, sa edhe për kockat e të rriturve, nëse merret në dozat e duhura. Për çfarë shërben dhe ku gjendet? A është i detyrueshëm dhe i këshillueshëm për fëmijët? Cilat janë rreziqet e mbidozës dhe ç’duhet bërë në jetën e përditshme…
Për çfarë shërben
Roli i tij kundra karies është zbuluar në fillim të shek. XXtë. Banorët e krahinave, ku uji përmbante fluor, nuk kishin gati fare karie. Në fakt, fluori forcon rezistencën e smaltit kundër sulmeve acide të ushqimeve. Së bashku me kalciumin, ai ruan strukturën e mirë kockore të skeletit.
Ku gjendet
Fillimisht te uji dhe çaji. Tjetër burim: kripa e jodizuar dhe fluorizuar. Industrialistët janë të autorizuar të shtojnë fluorur natriumi në kripën e gjellës, deri në 250mg/kg. Gati të gjitha ushqimet përmbajnë fluor, por në sasi shumë të vogla. Së fundi, pastat e dhëmbëve me fluor e mbrojnë drejtpërsëdrejti smaltin e dhëmbëve.
Është e detyrueshme që t’u këshillohet fëmijëve?
Pediatrët e rekomandojnë deri në moshën 12 vjeç, në formë pikash ose tabletash. Por, pas viteve 90, disa mjekë nuk e ndjekin më këtë tendencë, meqë raporti avantazh/rrezik ishte tepër i pakët.
Cilat janë rreziqet e mbidozës
Plotësuesit mjekues, konsumimi i ujit, kripës, dhe i pastave të dhëmbëve me fluor mund të shkaktojnë një mbidozë, që manifestohet me fluorozat (njollat e bardha) mbi dhëmbë.
Ç’duhet bërë në jetën e përditshme
Pediatrët dhe dentistët janë më të prirurit për të këshilluar një suplement plotesues për fëmijët tuaj. Mos përdorni vetëmjekimet. Ruajini pastat e dhëmbëve me fluor për fëmijët më shumë se 3 vjeç. Përpara, ata rrezikojnë shtimin e dozave të fluorit! Së fundi, duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar, keni shumë pak rrezik të vuani nga mungesa e fluorit.
Per moshat madhore, ne rastet e nevojshme, keshillohet 2 mg ne dite fluor. Ndersa sipas Shoqates Dentare Amerikane dhe Akademisë Amerikane te Pediatrisë, nga mosha 0-6 muajsh nuk eshte e nevojshme te merret suplement plotesues i fluorit, me pas rritet me miligrame per mosha te ndryshme.
Nese uji juaj i pijshem permban nivele brenda normes te fluorit, atehere nuk eshte i nevojshem suplementi plotesues.
Nese trupi juaj ka nivele te larta te fluorit, ju mund te keni probleme serioze me shendetin, probleme me kockat dhe me helmimin.