Forbes: Ja se si t’i investoni paratё tuaja

Forbes: Ja se si t’i investoni paratё tuaja

Kur punoni shumё dhe ju mbetet vetёm njё sasi e caktuar parash, pasi i keni paguar shpenzimet, faturat, taksat etj, duhet tё siguroheni qё paratё e mbetura t’i shpenzoni ashtu sic duhet.

Paradoksi i pronësisë

Njё studim 20-vjecar drejtuar nga Dr. Thomas Gilovich, profesor psikologjie nё Cornell University, arriti nё njё pёrfundim tё fuqishёm dhe kuptimplotё. Mos i harxhoni paratё tuaja me gjёra materiale! Problemi me gjerat materiale eshte se lumturia qe ato sjellin zhduket shpejt. Kjo per tre arsye kryesore:

• Mesohemi duke kerkuar gjithmone gjera te reja.

• Kerkesat tona vazhdojme te rriten edhe me shume. Pasi mesohemi me nje gje, kerkojme per nje te re me te mire.

• Sepse duam ate qe kane te tjeret, ose edhe me shume.

Gilovich thote se “Ne i blejme gjerat qe te na bejne te lumtur, Ky eshte sukses per ne. Por vetem per pak. Ne fillim jane ngazellyese, por me pas mesohemi me to”.

Fuqia e eksperiencave

Gilovich dhe studiues te tjere kane zbuluar se eksperiencat na japim me shume kenaqesi qe zgjat se sa gjerat materiale. Kjo sepse:

  • Eksperiencat behen pjese e identitetit tone. Ne s’mund te jemi ato c’ka blejme, por jemi nje akumulim i gjithckaje qe kemi pare, kemi bere dhe te vendeve ku kemi qene.

Te blesh nje Apple Watch nuk ka per te ndryshuar ate qe ju jeni; por nje shkeputje nga puna dhe ngjitja me kembe e nje mali me siguri qe do ndryshoje dicka tek ju.

“Eksperiencat tona jane nje pjese me e madhe e jona, ne krahasim me gjerat materiale” – thote prof. Gilovich. “Ju mund t’i pelqeni vertete shume gjerat materiale. Madje mund te mendoni se nje pjese e identitetit tuaj eshte i lidhur me keto gjera, megjithate ata qendrojne te shkeputurta nga ju. Ndryshe nga eksperiencat, te cilat jane pjese e juaja. Ne jemi shuma totale e eksperiencave tona”.

  • Krahasimi nuk ka shumё vlerё. Ne nuk i krahasojme eksperiencat njesoj ne te njejten menyre si gjerat materiale.

Gilovich gjithashtu studioi edhe pritshmerite tona. Para nje eksperience te re ne ndihemi te ngazellyer dhe te kenaqur. Ndersa ideja e posedimit te nje gjeje materiale na shkakton padurim. Eksperiencat shijohen qe ne momentin e pare te planifikimit, deri ne perjetimin e ngjarjeve e me pas ne ruajtjen e kujtimeve qe zgjsin perjete.

Giloviç dhe kolegët e tij nuk janë të vetmit që besojnë se eksperiencat na bëjnë më të lumtur sesa gjërat.

Dr. Elizabeth Dunn në Universitetin e British Columbia gjithashtu ka studiuar temën. Ajo ia atribuon lumturinë e përkohshme qe arrijme kur blejmë gjëra materiale, atyre që ajo i quan “pellgje kënaqësie”. Me fjalë të tjera, kjo lloj lumturie zhduket shpejt dhe na lë të dëshirojmë më shumë. Gjërat materiale mund të zgjasin më shumë se eksperiencat, por kujtimet që zgjaten janë ato që kanë rëndësi më së shumti.

Po juve, çfarë ju bën më të lumtur, eksperiencat apo gjërat materiale? Ju lutemi, ndani mendimet tuaja në seksionin e komenteve më poshtë.

femra-moderne.com