Foto: Transformoni zonen poshte shkalleve ne nje kend leximi
Te krijoni nje kend per te lexuar poshte shkalleve nuk eshte e veshtire. Madje eshte nje menyre fantastike per te transformuar nje hapesire boshe ne nje hapesire relaksi dhe qetesie.
Nese jetoni ne nje shtepi me dy kate dhe nuk dini se cfare te beni me zonen poshte shkalleve, kjo qe po ju propozojme eshte nje ide vertete e kendshme.
Shume njerez nuk dine cfare te bejne dhe perfundojne duke e lene bosh, dhe kesisoj duke e cuar dem ate hapesire. Shume njerez e shfrytezojne si magazine, por pse te mos e transformoni ne nje kend ku mund te lexoni ne kohen e lire? Vendi poshte shkalleve siguron ate privatesine dhe qetesine qe te gjithe kerkojne kur duan te lexojne.
Krijimi i kesaj hapesire nuk eshte e veshtire. Mjafton nje stol ose kolltuk i cili te integrohet mire me murin. Kjo behet per te perfituar stabilitetin e deshiruar. Pastaj dekorimi varet nga ju dhe preferencat tuaja.