Francezet te mrekulluar nga tifozet shqiptare

Francezet jane te mrekulluar nga tifozet shqiptare. Ja cfare shkruan nje gazete franceze per tifozerine shqiptare nje dite pas ndeshjes Shqiperi-France.

“Nje shqiptar, nje francez, nje shqiptar, nje francez… rivale te nje mbremje, por te bashkuar ne nje turme te madhe duke vershuar drejt Velodromit. I pabesueshem ambjenti qe u formua perpara ndeshjes. Nje ndeshje me rrezik te madh. Nje rrezik i madh per kordat vokale. Sepse e vetmja ndeshje qe behej ishte rreth pijetoreve ku perplaseshin sloganet ne kor. Nese francezet bertisnin “Aux Armes! Aux Armes!”, shqiptaret pergjigjeshin me dicka qe tingellonte si “Shilbi! Shilbi!” – pak e veshtire per t’u kuptuar.

Por e rendesishme ishte te kuptohej qe francezet dhe shqiptaret po i jepnin gjithe dinjitetin e munguar EURO-s, erresuar nga dhuna e ruseve dhe gomarlleqet e anglezeve.

Shqiptari, dhurate e cmuar per CRS (policine franceze),mkapur ne flagrance nga gjalleria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bere selfie. Nje CRS duke dale foto me kater tifoze ne nje rreth trafiku ne Prado. Historike!

U stepem kur pame ulur pertoke nje grup francezesh. Por ishte thjesht nje fillim i OLA-s qe do te vijonte me pas nga tifozet me krahe ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vellazeror te francezit. Ndersa dje zbuluam shqiptarin. Te dashur, por jo shtypes. Shoviniste, por jo urrejtes.

Pastaj shqipatri kultivon nje cilesi te madhe qe e ben paqesor. Gruan. Aty ku anglezi shetit me faqoren e alkolit, shqiptari ecen me femer, brune, te pashme. Te bukur si nje gol i Payet.

Qofsh i bekuar shqiptar!

Me i paster se sheshi perpara kishes.

Aty ku anglezi do te derdhe vulgaritetin e tij mbi trotuar, shqiptari pret ne rradhe.”

tifozat1

tifozat2

tifozat4

tifozat5

femra-moderne.com