E ngjashme me peinirlin, apo picen greke (brume ne forme varke e cila ka nje brume me te trashe dhe mund te mbushet sipas deshires), por per me shpejt mund te zgjidhni ta pergatisni me franxholla te vogla. Eshte aq e shijshme sa ju ftojme ta gatuani menjehere
E lehtë
Përgatitja: 15 minuta
Gatimi: rreth 15 minuta
Përbërësit për 4 persona:
- 2 franxholla të vogla;
- 1 patëllxhan;
- 2 kungulleshka;
- 50 g domate të thata;
- 1 konservë peshku ton, i ruajtur në vaj;
- 1 lugë kafeje pure ullinjsh të zinj ose jeshilë;
- 2 qepë të freskëta;
- disa bishta qepesh te njoma;
- vaj ulliri;
- kripë e trashë;
- piper.
1. Fillimisht, piqni perimet: pasi t’i keni pastruar nga bishtat, pritini patëllxhanët dhe kungulleshkat në shirita ½ cm. Lyejini me vaj, spërkatini me kripë të trashë, vendosini në furrë dhe piqini nga 2 minuta për anë. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.
2. Kulloni peshkun ton, fijezo-jeni, qëroni dhe grini qepët.
3. Çajini franxhollat, por pa i shkëputur dy gjysmat.
4. Lyejeni bukën nga brenda me purenë e ullinjve, vendosni perimet, duke i kombinuar me njëra-tjetrën, shtoni tonin dhe domatet e thata. Spërkatini me vaj, piper dhe shtoni rrathë qepësh dhe hudhrë gjarpri të grirë.
5. Shtypini pak franxhollat dhe shërbejini.
Këshillë
- Mund t’i piqni perimet edhe në tigan, 5 minuta për anë.
- Mund të përdorni çdo lloj buke në formë franxholle, të zëvendësoni purenë e ullinjve me pure fëstekësh, të bërë gati për ta lyer bukën në të njëjtën mënyrë.