Freudenberg, fshati perrallor i Gjermanise

Freudenberg është një fshat, apo qyteze mesjetare në Gjermani, me sipërfaqe 54.5 km2 dhe ku jetojnë rreth 20.000 banorë. Një përshkrim i tillë nuk ofron diçka të jashtëzakonshme, mirëpo ky qytet ka diçka që e bën unik në botë.

Pjesa më e njohur e Freudenberg është lagjja e vjetër e qytetit që njihet me emrin “Alter Flecken”.

Alter Flecken përbëhet nga shtëpitë prej druri, që datojnë nga shekulli i 17-të – kohën kur ky qytet ishte rindërtuar pas një zjarri që e kishte gëlltitur të tërin.

Alter Flecken dhe shtëpitë e tij njihen në mbarë botën. Ndërsa këto shtëpi janë nën mbrotje të shtetit dhe vlerësohen si trashëgimi me peshë ndërkombëtare.

Për shkak të këtyre shtëpive, klimës së butë dhe natyrës së mrekullueshme, turizmi në Freudenber gështë shumë i zhvilluar. Sidomos turizmi i çiklistëve dhe alpinistëve – që mund ta sodisin qytetin dhe rrethinën e tij nga një stazë me gjatësi 160 km.

Qyteti posedon disa muze, si Muzeun e Teknologjisë, Muzeun e Artit, pastaj, (gjatë verës) teatrin e hapur për turistët, gjurmimin e historikut të qytetit etj. Ndersa ne muajt e dimrit, i gjithe fshati duket edhe me perrallor i mbuluar nga bora e bardhe.

femra-moderne.com