Me ngjyra te forta dhe të ngrohta, frutat dhe perimet qe mund te gjejmë ne Nentor na ndihmojne per ta bërë më te gezueshëm kete muaj te zymtë.
Per te parandaluar semundjet e stines nuk ka me mire se nje supe me lulelakër apo një strudel me molle. Keshtu jo vetem furnizohemi me kripëra minerale dhe vitamina për te forcuar sistemin imun, por mund edhe te largojme depresionin, tipik te kesaj stine te erret dhe malinkonike.
Lulelakra
Nje perime tipike e vjeshtes, lulelakra eshte shume e pasur me vitamine C, A, B. E keshillueshme per ata qe vuajnë nga anemia, pasi permbran hekur dhe shume kripera minerale si, potas, acid folik dhe magnez. E gatuar al gratin, por edhe ne avull, duke i shtuar pak vaj ulliri dhe ndonjë pike limon, lulelakra ka veti antibakteriale, antimalcuese, antioksiduese, depurtative dhe eshte shume e pershtatshme per ata qe vuajnë nga diabeti, pasi nuk permban glutine.
Finoku
Krokant, me shije te kendshme, i pershtatshem si garniture, por edhe per te permbyllur një vakt, finoku eshtë një perime me një mijë vlera: pervecse është i varfer ne yndyrna, ka aftesi pastruese dhe diuretike, eshte i pasur me fibra dhe kombinohet ne shume pjata, te gatuara ose te gjalla (sallata). Aleat i bukurise dhe shëndetit, është ideal per ata qe po ndjekin nje diete dobesuese. Nese e perdorni ne forme caji, eshte i mire per tretjen.
Angjinare
Shume i pasur me hekur, karbohidrate dhe vitamine C, permban cinarine, nje perberes qe ka rol thelbesor ne uljen e kolesterolit. Eshte e lodhshme ta pastrosh, por ka shume menyra për ta gatuar: si garniture, por edhe si sulfe. Fale permbajtjes se larte me antioksidante, nese i konsumoni rregullisht angjinaret mund t’ju ndihmojne te luftoni plakjen dhe rrudhat.
Perime te tjera
Pazi, patate te reja, rrepa, gepe, selino, rrepa selinoje, marule, çikore, indivia, sallate jeshile, topinambur, panxhar, fasule, kerpudha, kungull, radikio.
Molle
Te shumëllojshme, te lengshme, te embla. Jane perfekte per mes vakteve, por edhe perberesi kryesor i shume embelsirave. Me pak kanelle, mund t’i piqni ne furre, por mund t’i shtoni edhe ne sallata, ose tarta. Nje keshille? Merreni nje molle, lajeni mire dhe hajeni me giithe lekure. Eshte vene re qe lekura e molles ka cilesi mireberese antitumorale, fale flovoinidëve dhe fenoleve qe permban.
Fruta te tjera. Geshtenja, dardha, rrush, kivi, fiq indie, shege, hurma.