Frutat dhe perimet e stines se dimrit, qe nuk duhet t’i mungojne tavolines tuaj. Ato promovojne shendetin e mire pasi kane vlera te larta ushqyese, vitamina dhe anti-oksidante te fuqishem
Kumkuati
Nje agrume e vogel me origjine nga Kina, kumkuati eshte i ngjashem me portokallet si ne shije edhe ne vlera ushqyese. Kjo agrume e vogel eshte e varfer ne kalori por shume e pasur ne vitamine C dhe antioksidante. Pjesa me e mire e saj eshte lekura e cila eshte e mbushur me vajra esenciale.
Preshi
Preshi ben pjese ne familjen e hudhrave dhe qepeve dhe kane shume vlera shendetesore te ngjashme me to, sic jane mbrojtja e vazave te gjakut dhe uljen e inflamacioneve. Gjithashtu preshte jane shume te pasur me vitamine A dhe K. Zakonisht ne i konsumojme ne gjelle, byrek ose sallate, por nje menyre shume e thjeshte dhe e mire per t’i konsumuar jane te pjekura ne furre ose avull, si pjate shoqeruese.
Lakra jeshile (kale)
Nje nga perimet me te shendetshme qe mund te hani ndonjehere. Lakra jeshile eshte e mbushur me vitamine K, A, omega 3. Eshte e pasur me fibra, ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe te rrezikut te kancerit. Keshilla per ta gatuar: nese e gatuani ne avull do merrni pjesen me te madhe te vlerave ushqyese.
Hurmat
Ky frut eshte i mbushur me fibra dhe permban 80 per qind te nevojave ditore per Vitamine C. Fito-ushqyesit ne permbajtje te hurmave ndihmojne ne uljen e inflamacionet, luftojne radikalet e lira dhe promovojne shendetin e syve.
- Sallate e perzier me hurma dhe djathe brie
- Smoothie me hurma dhe kos
- Leng me hurma dhe portokall
- Hurma te pjekura ne furre
Kungulli ne forme zileje
Ky lloj kungulli eshte nje nga burimet me te mira te karoteinideve – qe jane antioksidante shume te fuqishem qe ndihmojne trupit te clirohet nga radikalet e lira. Eshte i pasur me vitamine A dhe C, fibra dhe omaga 3.
Ftoi
Ben pjese ne nje familje me mollen dhe dardhen, ftonjte jane nje frut shume i pelqyer. Jane te mbushur me fibra, antioksidante dhe vitamine C. Tuli i tyre eshte i forte per t’u konsumuar i gjalle, prandaj mund t’i gatuani ne furre, t’i beni recel ose t’i perdorni per tarta. Gjithashtu mund t’i shtrydhni se bashku me f ruta te tjera.
Lakra Brukseli
Ato lakrat e vogla jeshile quhen Lakra Brukseli dhe jane te pasura ne menyre te fuqishme me vitamine K dhe C. Plus kane permbajtje te larte fibrash, gje qe mundeson uljen e kolesterolit dhe mbrojtjen e ADN-se. Per te marre vlerat me te medha ushqyese te ketyre lakrave te vogla, gatuajini ne avull.