Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet njerëzore

Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet njerëzore dhe si i ndihmojnë ata

Po t’i hedhim një sy formës së organeve tona trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese. P.sh., nëse shikon pjesën e brendshme të karrotës do të duket sikur ajo i ngjan syrit, por nuk është ngjashmëria ajo që e bën këtë perime shumë të shëndetshme për këtë organ. Nga ana tjeter, vera e kuqe, një burim i pasur antioksidantësh të sjell ndërmend gjakun. Por ka edhe shume shembuj të tjerë të ngjashmërisë së formave të frutave e perimeve me organet e trupit të njeriut. Shikoni me poshte.

Karotat ngjajnë me sytë

Pjesa e brendshme e karotës i ngjan syrit të njeriut deri në perfeksion. Po ta shohësh nga larg mund të dallosh edhe formën e irisit. Karotat janë tejet të pasura me beta karoten që luftojnë kataraktin e syrit dhe degjenerimin e shikimit si pasojë e moshës (një simptomë që prek 25% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare).

Domatet ngjajnë me zemrën

Ashtu si zemra e njeriut, edhe domatet janë të kuqe dhe zakonisht kanë katër ndarje. Domatet janë një burim i pasur i likopenit që parandalon sëmundjet koronare dhe që neutralizon efektet e dëmshme të kolesterolit të keq. Për më tepër, domatet janë të pasura me folate, që ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe që përcjellin oksigjenin, të njëjtat qeliza që kalojnë përmes zemrës nëpër të gjithë trupin.

Rrushi ngjan me mushkëritë

Degët e rrushit të kujtojnë hojet e bronkeve që njihen ndryshe si qeset e mushkërive të cilat ndihmojnë kalimin e oksigjenit nga mushkëritë në gjak. Rrushi njihet për aftësitë e tij në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe përbërësit që gjenden në farat e rrushit minimizojnë rrezikun e astmës së shkaktuar nga alergjitë.

Arrat ngjajnë me trurin

Arrat kanë dy hemisfera, një mburojë si një kafkë dhe nyje plot. Një arrë ngjan jashtëzakonisht shumë me trurin. Dhe truri i njeriut është ai që përfiton më shumë nga arrat. Këto të fundit janë të vetmet ndër frutat arrore që përmbajnë sasi të mëdha acidesh yndyrore Omega 3, që mbrojnë funksionet e trurit.

Fasulet ngjajnë me veshkat

Fasulet e kuqe shërojnë dhe mbrojnë funksionet e veshkave. Për më tepër ato kanë të njëjtën formë si ky organ. Fasulet e kuqe kane shume minerale dhe vitamina dhe, nese jane pjese e nje diete te balancuar, ato kontribuojne ne shendetin e veshkave.

Selinoja ngjan me kockat

Selinoja ngjan me strukturen e kockave dhe në mënyrë të veçantë i bën mirë atyre. Selinoja ka aftësi t’u japë kockave shumë forcë. Kockat kanë 23% sodium dhe selinoja ka po ashtu. Nëse ju mungon natriumi në dietën tuaj atëherë trupi e merr nga kockat duke i dobësuar ato. Selinoja plotëson nevojat e kockave dhe të trupit.

Avokadot dhe dardhat ngjajnë me organin femëror të riprodhimit

Avokadot dhe dardhat, jo vetem ngjajne me mitren dhe cerviksin, por jane edhe shume te mira per shendetin dhe funksionimin e tyre. Studimet tregojne se, nese nje grua konsumon 1 avokado ne jave, i balancohen hormonet e lindjes, ndihmon ne heqejen e kileve te fituara gjate barres madje mund edhe te parandaloje kancerin e qafes se mitres. Njesoj si nje bebe, edhe avokadoja ka nevojë për nëntë muaj që të çelë e të piqet.

Fiqte ngjajne me organet riprodhuese mashkullore

Studimet kanë treguar se fiqtë rritin lëvizshmërinë e spermës tek meshkujr si dhe ndikon në rritjen e numërit te spermatozoidëve, si dhe ndihmon ne kapercimin e sterilitetit tek meshkujt.

Patatet e ëmbla ngjajne me pankreasin

Patatet e ëmbla kanë ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët.

Ullinjte ngjajne me vezoret

Ullinjte ndihmojne ne shendetin dhe funksionin e ovareve. Nje studim italian zbuloi se, grate qe fusnin ne dieten e tyre shume ullinj, kishin 30% me pak rrezik nga kanceri i ovareve.

Agrumet ngjajne me gjirin

Portokallet, qitrot, limonat dhe agrumet ne pergjithesi kanë ngjashmëri të madhe me gjinjtë e femrës. Ato janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e gjinjve, lëvizjen e limfës (një lëng i qartë që mban produktet e mbeturinave të indeve dhe qelizat e sistemit imunitar) brenda dhe jashtë gjoksit. Qitro përmban substanca të njohura si limonoidë që parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene te gjirit.

Qepet ngjajne me qelizat e trupit

Qepet ngjajne me qelizat e trupit. Studimet tregojne se qepet pastrojne qelizat e gjakut nga mbeturinat.

Xhenxhefili ngjan me stomakun

Rrenja e xhenxhefilit ngjan me stomakun dhe një nga vlerat e tij ka të bëjë pikërisht me qetësimin e stomakut, ndihmon tretjen dhe perzierjet. Xhenxhefili gjithashtu ngadalëson normat e rritjes së tumoreve ne zorrë.

Kërpudhat ngjajnë me veshët

Nëse pret një kërpudhë përgjysmë do të shohësh që ka formën e veshit të njeriut. Konsumimi i kërpudhave përmirëson dëgjimin, thonë ekspertët. Kërpudhat janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë vitamin D. Kjo vitaminë është e rendësishme për kocka të shëndetshme, edhe për ato më të voglat fare që ndodhen në vesh që shërbejnë për përçimin e tingujve në tru.

Vera e kuqe ngjan me gjakun

Vera e kuqe, e cila eshte e pasur me antioksidante dhe polifenole, perfshi edhe te fuqishmin resveratrol, ngjan si gjaku. Kur pin nje gote me vere te kuqe, i jep trupit nje leng te shendetshem qe e mbron gjakun nga probleme te tilla si kolesteroli i keq, i cili eshte shkaktar i semundjeve te zemres.

femra-moderne.com