Frutat dhe perimet: si t’i zgjidhni

Nëse blerjet tuaja “jeshile” përfundojnë shpejt në plehra, ndiqni miniguidën tonë ju kanë ardhur në majë të hundës frutat dhe perimet që në markatë duken të përsosura, por që në frigoriferin tuaj prishen menjëherë? Ja se si të bëni zgjedhjet e duhura.

  • Ananasi: Nëse ka aromë është i pjekur. Lëreni nëse ka pjesë të squllura.
  • Bananet: lëkura e tyre duhet të jetë e verdhë në mes, ndërsa cepat duhet të kenë pjesë jeshile. Do të durojnë 3-5 ditë.
  • Lakërishte: shumë të mira nëse janë ngjyrë jeshile e errët. Mos i merrni nëse kanë ndonjë gjethe të zverdhur.
  • Angjinaret: nëse nuk ju duken të dendura, janë të vjetra.
  • Lulelakrat: lëvizni gjethet për t’u siguruar që janë të bardha.
  • Agrumet: kontrolloni që ta kenë lëkurën e lëmuar dhe të jenë të forta e të rënda. Nëse do t’i mbani në temperaturën e ambientit do të japin më shumë lëng.