Fustanet ikone te te gjitha koherave

Edhe pse industria e modes ndryshon aq shpejt dhe krijon tendenca te reja, disa veshje jane aq elegante, chic dhe universale saqe mbeten ne mode per dekada. Le t’i hedhim nje sy fustaneve ikone te te gjitha koherave…

Marilyn Monroe

Fustani i veshur nga Marilyn Monroe ne filmin “The Seven Year Itch“, viti 1955, ka kohe qe e ka marre statusin e ikones. Edhe pse eshte nje model i thjeshtem ky fustan mund ta beje cdo grua te duket elegante dhe chic.

Julia Roberts

Fustani i kuq qe Julia Roberts ka veshur ne filmin “Pretty Woman“, ne vitin 1990, eshte i ngjashem me transformimin e Hirushes ne kohet moderne.

Audrey Hepburn

Roli i Audrey Hepburn ne filmin Sabrina, 1954, nuk fitoi vetem zemrat e meshkujve, por terhoqi edhe vemendjen e grave te cilat menjehere e admiruan futanin e saj te mbremjes.

Grace Kelly

Fustani i mrekullueshem qe Grace Kelly ka veshur ne filmin To Catch a Thief, viti 1955 nxorri me ne pah bukurine dhe sharmin e princeshes se ardhshme te Monakos.

Audrey Hepburn

Fustani mahnites i zi qe Audrey Hepburn veshi ne Breakfast at Tiffany’s u be ikone ne fushen e modes menjehere pas premieres se filmit. Dhe vete aktorja u kthye ne nje misherim te glamour-it dhe elegabces.

Marilyn Monroe

Princeshe Diana

Princeshe Diana kishte shije te mire ne veshje dhe fustani i saj bojeqielli eshte nje shembull perfekt per te treguar kete gje.

Jennifer Lopez

Fotoja e ketij fustani eshte ajo qe lancoi Google Images. Jennifer Lopez e veshi kete fustan ne vitin 2000 pas cmimeve Grammy, duke terhequr vemendjen e gjithe botes.

Fustani prej chiffon-i me printime xhungle dhe nje ekstra dekolte, dizenjuar nga Versace, ishte nje veshje shume  e guximshme per kohen. Megjithate nuk krahasohet me “guximin” e disa veshjeve qe shohim vitet e fundit ne tapetin e kuq.

Angelina Jolie

Kur Angelina parakaloi ne tapetin e kuq te Oscarve 2012 me fustanin e zi te kadifenjte nga Atelier Versace, nuk e mendoi se cfare ndikimi te madh do kishte tek publiku.

Kate Middleton

Fustani i nuserise qe Kate veshi ne dasmen e saj me Princin William ne vitin 2011 eshte nje nga me te bukurit. Thuhet se eshte frymezuar nga fustani dasmes i Grace Kelly.

femra-moderne.com