Fustanet në versionin më të sofistikuar dhe elegant, janë një zgjidhje e shkëlqyer për një pamje te duhur në zyrë. Është komod, formal dhe perfekt për gruan në karrierë.
E rëndësishme është të zgjedhësh linjën e duhur, duke evituar jakat e hapura shumë, gjatësinë e shkurtër dhe fantazitë shumë transparente që janë për mbrëmje.
Nga modeli i gjatë kadife velur me stampime mëndafshi: ja disa nga propozimet tona që duhen kopjuar për në punë.

Roland Mouret sugjeron një fustan të ngushtë që godet me vënien në dukje të linjave tuaja perfekte dhe mjë jakë me detaje dhe në formë katrore.

Më i lehtë fustani i Tom Ford që përzien shkëlqimin e velurit në ngjyrë bordo në pjesën e bustit dhe material tjetër në ngjyrë lejla të errët në pjesën e fundit.

Alexander Wang reazlion një fustan pa mëngë me një copë me kuadrata të vogla dhe një rrip të zi në mes.

Ngjyroset me bordo fustani i Burberry, me mëngë të gjata dhe rrip në bel.

Ndërsa Diane von Furstenberg propozon një fustan në stilin këmishë i gjatë deri tek gjuri dhe i kombinuar me motive me fantazi ne ngjyre blu dhe te bardhe.

Fustan i badhe me zinxhir, fjongo dhe rrip. Propozimi i Gucci.

Tony Burch sjell nje fustan plot fantazi dhe ngjyra.

Linja te thjeshta dhe elegante ky fustan ne ngjyre blu-violet nga Victoria Beckham.