Shumë njerëz duke mos i ditur rregullat që kanë të bëjnë me festën e Bajramit, bien në gabime, që duhet tërhequr vërejtjen nga ato:
- Agjërimi i ditës së Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar këtë vepër, siç transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju në Buhari dhe Muslim.
- Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz.
- Mosdhënia rëndësi këshillimit të grave në hutben e Bajramit.
- Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
- Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
- Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthimit të jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat në mëkate.