Gjatësia mesatare e fëmijëve nga 2 – 10 vjeç

Edhe pse gjatësia në përgjithësi është çështje gjenetike, sipas nje studimi, 19% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën dhe 11% ishin shumë të shkurtër. Arsyeja? Kequshqyerja. Ndërkohë, të qënurit nën peshë për moshën, që reflekton kequshqyerjen akute, prek 9% të fëmijëve nën 5 vjeç, ndërsa 6 % e fëmijëve të kësaj moshe ishin shumë nën peshë për moshën.

Me siguri do vraponi të masni gjatësinë e fëmijës tuaj për të parë nëse është brenda normës.

Ne po ju tregojmë lartësinë mesatare të djemve dhe vajzave nga mosha 2-10 vjeçare.

Lartësia normale për djemtë Gjatësia normale për vajzat
2 vjeç: 88 cm 2 vjeç: 85 cm
3 vjeç: 95 cm 3 vjeç: 95 cm
4 vjeç: 103 cm 4 vjeç: 103 cm
5 vjeç: 110 cm 5 vjeç: 108 cm
6 vjeç: 116 cm 6 vjeç: 115 cm
7 vjeç: 121 cm 7 vjeç: 120 cm
8 vjeç: 127 cm 8 vjeç: 125 cm
9 vjeç: 132 cm 9 vjeç: 130 cm
10 vjeç: 137 cm 10 vjeç: 138 cm

Faktoret qe ndikojne ne rritjen e gjatesise

  1. Gjumi. Studimet kane treguar se kur ne fleme Hormoni i rritjes prodhohet ne menyre natyrale, prandaj keshillohet qe femijet dhe adoleshentet te bejne gjume te rregullt nga 8 – 11 ore ne nate.
  2. Ushtrimet. Sa here na kane thene prinderit kur ishim te vegjel qe po te rrinim varur ne paralele, mund te zgjateshim? Epo kjo eshte e vertete. Mjafton te rrish 20 sekonda varur dhe ta perserisesh disa here gjate dites (3-6 here). Edhe zgjatimet jane te mira: ne maje te gishtave, duke u zgjatur “per te prekur qiellin”.
  3. Ushqimi i duhur. Nese i ushqeni femijet me produkte te shendetshme, te larmishme dhe te pasura me vlera ushqyese, do te nxisni zhvillimin e tyre.
    • Vitamin D dhe proteina:  mish, djathe, legume, tofu, e bardha e vezes.
    • Zink: Zinku eshte shume i domosdoshem per femijet dhe promovon rritjen e tyre. Ushqimet e pasura me zink jane cokollata, vezet, shpargujt, kikiriket etj.
    • Kalcium: Konsumoni me shume produkte qumeshti dhe perime jeshile.
    • Minerale, karbohidrate dhe vitamina: Per nje diete te balancuar mos harroni qumeshtin, kosin, vezet, sojen, tersheren, frutat dhe perimet.
  4. Uji. Uji eshte shume i rendesishem, nderkohe qe duhet te eleminoni pijet me gaz dhe kafeine, si dhe ushqimet e fast food.
  5. Sistem i forte imunitar. Disa semundje te femijerise mund te ndikojne ne ngadalesimin e zhvillimit. Prandaj mbrojeni femijen tuaj duke i dhene sa me shume Vitamine C. Ushqimet me te mira per te forcuar imunitetin jane supa e pules, mishi, hudhrat, elbi, caji, leng kockash, spinaqi, brokoli, kerpudhat, grejpfruti etj.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search