Gjellë me qiqra dhe zarzavate

Deshironi te dini disa arsye pse duhet te konsumoni me shume qiqra?

  • Qiqrat jane nje nga ushqimet e shendetshme qe duhet t’i konsumonin here pas here. Nese i konsumoni ne darke, ato ju ndihmojne te beni gjume te rehatshem.
  • Qiqrat gjithashtu reduktojne kolesterolin e keq, pastrojne organizmin nga sulfitet, mbajne nen kontroll diabetin dhe forcojne imunitetin.
  • Qiqrat jane te pasura me hekur dhe kalcium dhe fibra. Ato sherojne lekuren dhe forcojne floket.
  • Prandaj ju duhet t’i konsumoni ato te pjekura, ne sallata te ndryshme ose gjelle.

Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 40 minuta
625 kalori për racion

Përbërësit për 4 persona

200 g qiqra në kuti, 100 gramë mish, 4 qepë, 2 presh, një kërcell selinoje, 2 patate, 2 rrepa, 2 karota, 4 lugë tul domateje, një qeskë shafran, 6 lugë vaj ulliri, 50 g djathë deleje, lëng perimesh, kripë, piper

Përgatitja

  • Qëroni qepët.
  • Priteni mishin në copa të vegjël.
  • Pastroni preshtë dhe pritini në feta të holla.
  • Qëroni patatet dhe rrepat.
  • Qëroni karotat dhe prisni selinonë.

Gatimi

  • Skuqeni mishin me vaj. Shtoni qepët dhe preshtë dhe gatuajini për 5 minuta.
  • Bashkoni qiqrat, patatet, rrepat, karotat dhe selinonë, shafranin dhe tulin e domates.
  • Mbulojini me lëng të valuar, hidhini kripë, vini kapakun dhe ziejini me flakë mesatare për 30 minuta.
  • Servireni gjellën me piperin dhe djathin e deles, të grirë trashë.

Lexoni edhe: Supe me qiqra

Qofte me qiqra dhe fara susami

femra-moderne.com