Gjenet tona, trashëgimia jone gjenetike është një gjë e mahnitshme.
Kur te shikoni fotot e meposhtme, ku jane anëtarët e ndryshëm të një familjeje, do mendoni se natyra është treguar aq dembele, sa ka perdorur opsionet copy & paste!
Këtu janë disa fotografi të njerëzve të cilët, edhe pse i përkasin brezave të ndryshëm brenda familjeve të tyre, janë aq të ngjashme si dy pika uji.
Stergjyshi dhe sternipi

Babai dhe e bija

Gjyshja dhe mbesa

Keto gra i ndajne 4 gjenerata

Babai dhe i biri

Babai dhe i biri

Nje tjeter baba me te birin

Ster-ster halla dhe ster-ster mbesa

Nena dhe e bija

Babai dhe e bija

Baba e bir

Baba e bir secili me femijen e tij

Gjyshja dhe mbesa

Nena dhe e bija

Nje tjeter nene me te bijen

Gjyshi dhe nipi

Nene dhe bije

Baba dhe bije

Tre gjenerata

Babai dhe e bija

Brigt Side
Pak shkence biologjie: Gjenet
Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe viruseve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.
Fjala “gjen” u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhelm Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashegimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet e Hugo de Vries, që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangenezë, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët greke pan: parashtesë që do të thotë “mbarë”, “krejt” dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.
Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një “lokus gjeni” ka 600-1800 çifte të nukleotideve. Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së caktuar në qelizë. Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë gjenet rregullatore. Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si gjenotip. Pra gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë. Gjenet me aktivitetin e tyre në qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit.