Gjithçka që duhet të dini për pastimin e shtëpisë në mënyrë të sigurt

E shëndetshme, mikpritëse, e sigurt dhe e pastër. Kështu do të donim që te ishte çdo dhomë e banesës sonë. E megjithatë smogu, tymi i cigares, mbeturinat e larësve mund “te ndotin” ambientet ku hamë, flemë, shikojmë televizor. Ja një udhëzues i vogël për te jetuar në mirëqenie

E rehatshme, intime, e ngrohtë, e këndshme për te banuar. Keshtu është shtëpia ideale. Por te paktë janë ata që mendojnë që edhe mes mureve të shtëpisë mund të fshihen rreziqe të padukshme dhe që, here pas here, mund të rezultojnë edhe te dëmshme për shëndetin. Mobiljet, tapetet, jastëkët e divanet mund te leshojnë substanca të dëmshme, madje edhe ajri brenda ambienteve mund të ndotet nga duhani dhe smogu që vjen nga jashtë. Për më tepër, larësit, insekticidët dhe substancat e tjera kimike duhet te përdoren me kujdes.

Ja, të bëjmë një kontroll në çdo dhomë, për të zbuluar se çfarë ka që s’shkon dhe se çfarë të bëjme për t’i dhëne mireqenie banesës sonë private.

PASOJAT PËR SHËNDETIN

Simptomat më të zakonshme të një shtëpie “te ndotur” janë dhembja e kokës, acarimi i syve, hundëve, gojës, lekurës dhe flokëve të çhidratuar.

DHOME PËR DHOMË

  • KUZHINA. Dhoma e shtëpisë ku pergatiten ushqimet duhet pastruar perdite. Duhet fshire dhe lare përdite. Kujdes te veçante duhet te tregoni ne higjienen e lavamanit dhe të sobës. Nëse nuk keni larëse enësh, ato nuk duhet te grumbullohen por te lahen pas çdo vakti. Lajeni lavamanin me nje sfungjer te lagur me uje te nxehte dhe ilaç, nese lavamani ështe prej çeliku, thajeni me një leckë te butë. Vendi ku gatuani duhet te lahet pas çdo përdorimi, që të mos bëhet shumë i pistë dhe i vështire për t’u larë. Sa herë që gatuani, merrni një sfungjer me pak larës, lajeni, shpëlajeni dhe thajeni me një leckë te butë. Gjithashtu pas çdo përdorimi duhet larë edhe furra me ujë te nxehtë, furçë dhe nje pluhur pak gërryes. Kufizoni sa më shumë përdorimin e produkteve specifike në spray për furrat, që mund të acarojnë sytë dhe lëkurën. Një herë në muaj pastroni frigoriferin me uje dhe sode buke ose uthull. Pjesët e tjera mund të lahen me ujë të nxehtë dhe pak ilaç enësh.
  • BANJO. Edhe banjoja është një ambient që ka nevojë për një higjienë të perditshme. Dyshemeja duhet te fshihet dhe lahet përdite. Çdo 3-4 muaj lani edhe pllakate mureve me uje dhe ilaç, shpëlajini dhe thajini me nje leckë të butë.
  • DHOMA E NDENJES. Në këtë dhomë nuk ështe e nevojshme higjiena e përditshme. Duhet te merrni pluhurat, ta fshini dhe te lani dyshemenë 2 herë ne jave. Po 2 here ne javë duhet te pastroni jastëkět, divanet dhe tapetet me fshesë korrenti. Nese divaneve u hiqen këllëfët, lajini 2-3 here në vit. Perdet merrini me fshesë korrenti një ose dy here në muaj. Por te paktën 2 herë në vit duhet t’i lani dhe t’i hekurosni.
  • DHOMA E GJUMIT. Çdo ditë duhet të rregulloni shtratin. Përpara se te ngrini mbulesat, largojini dhe ndërkohe hapni dritaren: ne këtë menyre edhe dysheku merr ajër. Dy herë në javë duhet te merrni pluhurat, të fshini, të lani dyshemenë dhe të përdorni fshesën e korrentit. Për perdet, jastëkët dhe tapetet ndiqni udhëzimet që dhame për dhomën e ndenjes.

NDOTËSIT MË TË ZAKONSHËM

Substancat e rrezikshme që mund “të ndotin” ajrin e shtëpisë janë të shumta. Mobiljet, dyshemetë, moketet, tapetet, larësit etj., mund të lëshojnë substanca te demshme. Ja disa nga me te rrezikshmet.

  • Monoksidi i karbonit: gaz pa aromë dhe ngjyrë, i prodhuar nga djegia e drurit, duhanit, karbonit. Mund te jetë i pranishëm në shtëpi (sobë, tymi i cigares) dhe mund të transportohet nga jashtë (makinat, impiantet industriale).
  • Formaldeide: është përbërësi kryesor i ngjitësve që përdoren për të prodhuar kompensatat për mobiljet, dyshemetë dhe veshjet. Me kalimin e kohës këta ngjitës substancë në ajrin formë të gaztë që mund të shkaktojë lëshojnë këtë e shtëpisë në probleme shëndeti si dhembje koke.
  • Pluhuri: është i përbërë nga pjesëza të vogla mineralesh, sporesh, bakteresh, kërpudhash, këpushash. Mund te shkaktojë alergji dhe të përmbajë substanca helmuese që transportohen nga jashte.
  • Insekticidet: janë përberje kimike helmuese për organizmin. Gjatë përdorimit duhet të shmanget kontakti direkt me lëkurën, me sytë.

BAZA E HIGJIENES

  • NDRYSHONI AMBIENT. Per t’u mbrojtur nga substancat e dëmshme që grumbullohen në ambientin shtëpiak ekziston nje zgjidhje shumë e thjeshtë: ajrosni dhomat. Ndryshimi i ajrit qëndron në uljen e përqëndrimit të përbërjeve toksike duke i bërë me pak të dëmshme për organizmin. Në dimër, për te mos shpërndarë nxehtësinë, hapni dritaret 3 herë në ditë për pak minuta. Në verë, ajrosini sa më shumë të jetë e mundur. Nëse banoni në qendra urbane, që ajri i jashtëm të mos hyjë brenda, ajrosini dhomat ne orët që ka më pak trafik (në përgjithësi në mëngjes herët apo vonë në darkë).
  • MERRNI PLUHURAT. Eshte e rëndësishme të fshish pluhurat të paktën 2 herë në javë me një leckë të butë dhe pak të lagur.
  • LANI DYSHEMETË. Uje dhe pak larës (mjafton gjysme tape për një kovë ujë) janë të domosdoshëm për pastërtinë e dyshemesë të paktën dy herë në javë.
  • XHAMAT. Një here në muaj xhamat duhen pastruar me një leckë dhe pastaj të lahen me një larës specifik ose me ujë dhe amoniak. Për t’i tharë përdorni fleta gazete.
  • DYERT. Një herë në muaj duhet t’u merren pluhurat dhe të pastrohen me produkte që janë për drutë, por nëse janë të bardha duhet të lahen me ujë dhe një pikë larës delikat. Më pas fshijini me një copë të butë.

LARËSIT

  • Në treg gjenden produkte për çfarëdolloj pastrimi. Në të vërtetë, ata që janë me të vërtetë të domosdoshëm janë të paktë: amoniaku, zbardhuesi, larësit për mobiljet, xhamat, dyshemetë.
  • Përveç të tjerash, larësit nuk janë të shëndetshëm. Për shkak të pranisë së përbërjeve kimike në formulat e tyre janë të dëmshëm si per ato që i përdorin, por gjithashtu janë ndotës edhe për ambientin.
  • Produktet më të rrezikshme janë produktet për pastrimin e furrës, larësit për pjatat. Prandaj duhet të bëni një përdorim të zgjuar të këtyre produkteve, duke filluar nga dozat.
  • Sasitë e mëdha të larësve nuk ndihmojnë për të pastruar më mirë dhe për të garantuar një higjienë më të mirë në shtëpi.
  • Në pergjithësi, mund të zgjidhni larës ekologjikë të përbërë nga substanca bimore dhe të degradueshëm 100 %.

Burimi i informacionit: Redaksia e revistes Femra Moderne

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search