Xhinset ne pergjithesi i veshim per raste casual. Por sot ata jane kthyer ne nje nga veshjet me te rendesishme te garderobes sone.
Xhinset jane edhe nje tregues i rendesishem i paraqitjes tone, prandaj ka kaq shume menyra per t’i veshur ato. Por ne duhet te percaktojme se cilat menyra kombinimesh jane me te pershtatshme per ne. Shikoni me poshte.
Xhinse + bluze e lirshme
Mbi te gjitha per ato qe nuk i pelqejne (ose nuk i rrine mire) bluzat e ngushta, eshte mese ne rregull t’i kombinosh xhinset me nje bluze paksa te lirshme. Mjafton te kete nje detaj te kendshem, si per shembull menge te vecanta apo nje jake qe te shkon.
Xhinse + atlete
Pa dyshim qe kjo eshte nja nga menyrat me te rehatshme per t’i veshur xhinset, shoqeruar me nje bluze te nje gjatesie te pershtatshme. Ne nje dite te mbushur me aktivitete, kombinoni xhinset me atletet tuaja te preferuara dhe te jeni te sigurta se do dukeni shume mire.
Xhinse + kemishe
Edhe ketu keni hapesire sa te doni per kombinime. Xhinse me kemishe dhe atlete, me kepuce balerina ose me taka. Madje, mendojme se kjo eshte nje nga menyrat me te bukura per te veshur xhinset.
Xhinse + bluze
Nuk vihet ne dyshim qe kjo dyshe eshte me e sigurta dhe me e perdorura: xhinse dhe bluze. Jo vetem qe i shkon te gjithave, cdo moshe dhe cdo mase trupore, por me kete kombinim mund te perfitosh shume stile veshjeje per raste te ndryshme. Shikoni se sa shume ide kemi mbledhur per ju ne Pinterest.