GJITHÇKA QE NUK KENI GUXUAR TE PYESNI MBI GJOKSIN

Gjoksi eshte një protagonist kryesor i bukurise femerore. Por edhe kur është i fortë, mund te ketë ndonjë cen. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm per plasje te lekures apo renie të saj, por ndonjëhere shfaq defekte kaq kurioze sa mund ta keni te veshtire të flisni. Por ne do t’ju zbulojme te githa sekretet e gjoksit mbi te cilat ju nuk keni guxuar të kërkoni shpjegime.

Nga Rea Hyseni

Perse ne disa dite gjoksi ështe “më poshtë”?

Varet nga faza e ciklit qe po kaloni. Perpara se te vijnë menstruacionet, niveli i estrogjeneve është në maksimum dhe kjo gjë shkakton mbajtje te ujit. Gjoksi behet me i rëndë, priret “te zbresë” dhe shpesh ka dhembje. Nëse kjo ndjesi eshte shumë e bezdisshme, mjeku mund te rekomandojë ndonjë krem me baze progresteroni, hormoni qe ndalon efektet e estrogjenit dhe e ndihmon gjoksin per t’u shfryre. Duhet te aplikohet 2 herë ne dite, duke shmangur zonën e thithkave.

Perse ndonjehere te kruhet thithka?

Sutjenat dhe veshjet e brendshme, nese janë me fibër sintetike, mund te shkaktojne një formë dermatiti, që eliminohet duke veshur vetëm te brendshme pambuku ose mendafshi. Lëkura e thithkes eshtë shume e ndjeshme dhe delikate dhe priret te çhidratohet me lehtesi. Pra, te kruarat mund te shkaktohen nga nje thatësi e tepruar e lëkures. Per ta parandaluar, mjafton te shtrini ne këte zone një krem hidratues.

Perse dekolteja ime është e vijëzuar (dhe nuk mund te vesh rroba te hapura)?

Kur shtriheni me bark poshtë, gjoksi shtypet dhe lëkura rrudhoset. Rezultati eshte që ne mengjes, ne pjesën e dekoltesë, vini re disa shenja vertikale, që quhen “palosjet e gjumit”. Me kalimin e kohes priren te behen rrudha te vërteta. Ja përse është me mire te flini me bark sipër ose ne një ane. Dhe lyejeni gjoksin me një krem kundër plakjes.

Perse ndonjeherë te thithka behen “mornica”?

Zona qe rrethon thithken përbëhet nga një lëkure e pigmentuar, e erret, e holle, me disa te dala te shpërndara në menyre te çrregullt, qe te japin përshtypjen sikur te shkojnë mornica. Ne fakt keto jane gjendra dhjamore. Keto te dala theksohen me teper gjatë shtatzënise, sepse pergatiten per te hidratuar thithken për t’i dhëne gji femijes.

Perse kur dobesohesh, gioksi eshte pjesa e parë e trupit qe boshatiset?

Gjendra e gjoksit është e veshur nga një ind dhjamor, që shërben per ta mbrojtur. Behet fjale per dhjamë natyral, jo te grumbulluar, siç ështe tipik per pjese te tjera te trupit, si ijet dhe barku. Kur bie nga pesha, humbja e ketij dhjami vihet re menjëhere, ndërsa ne zona te tjera qe ka me shume humbja eshte me pak e dukshme. Për te shmangur dobesimin e gjoksit, nuk duhet te dobësoheni asnjëhere ne menyre te menjëhershme: 1 kg ne muaj eshte sasia e duhur.

Perse një gji mund te jete me i madh e tjetri me i vogël?

8 gra ne 10 e kane gjoksin asimetrik: njëri eshte me i madh se tjetri ose eshte pak më lart. Zakonisht, asimetria shfaqet gjate periudhes se zhvillimit, por nuk duhet t’ju shqetesoje as ne aspektin shëndetesor e as ate estetik, veçse kur defekti eshtë shume i dukshëm. Vetem ne ketë rast mund te mendoni per një ndërhyrje kirurgjikale. Ne situatat e tjera, per te fshehur ndryshimin, mjafton te forconi muskulin e kraharorit, me ushtrime specifike gjimnastikore. Per shembull, shtrihuni në borduren e krevatit me krahun e tendosur dhe te ulur me poshte ne krahasim me trupin dhe ngrini nje peshe 1 kg. Persëriteni për 20 here ne dite, te alternuara.

Perse thithka ndryshon ngjyrë?

Gjatë shtatzënisë, nën stimulin e hormoneve, prodhohet me shumë melaninë dhe zona perreth thithkes behet me e madhe dhe me e erret. Eshtë nje fenomen kureshtar: behet fjale per një menyre te natyres per t’ia bere foshnjes me te dukshëm gjoksin e se ëmes, qe perbën ushqimin e tij. Pas lindjes, lekura qartesohet, edhe pse ne disa raste mbetet me e errët se ne fillim.

Perse plas lekura e gjoksit?

Ato formohen kur indi i lekures, sidomos nese nuk eshte shume elastik, peson një terheqje te fortë. Kjo ndodh per disa arsye: luhatje te menjëhershme te peshës, shtatzeni qe ndryshojne masen e gjoksit, por shkaktohen gjithashtu edhe nga stresi. Eshtë vërtetuar qe nje gjendje tensioni psikologjik i zgjatur stimulon gjendrat mbiveshkore te prodhojne kortizol, një hormon që e ben lëkuren te humbase elasticitetin. Per t’i parandaluar mund te përdorni krem me baze elastine.

Perse dalin qime ne pjesën perreth thithkave?

Shperndarja e qimeve në trup ben pjese ne te ashtuquajturen pjese “karaktere seksuale dytesore”, që shquajne dy gjinitë. Mashkulli ka qime edhe ne kraharor, femra zakonisht jo. Por mund te ndodheë qe ne zonen përreth thithkave te kete disa qime te holla. Per t’i hequr nje here e mire mjaftojne disa seanca elektrokoagulimi tek estetisti.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search