Të jesh me vonesë: për disa është një ves, për disa të tjera është një provë force, e për disa të tjera akoma është një drogë e vërtetë. Vetëm rrallë, mungesa e përpikmërisë lind nga një mungesë edukate e thellë ose nga injorimi i plotë i rregullave të mirësjelljes. Më pak fjalë, të gjitha e dinë se të qenët e përpiktë është një detyrim shoqëror, saktësisht si ngrënia me gojë të mbyllur dhe mosgrënia e thonjve.
Problemi qëndron te fakti që shkelja e rregullit në mënyrë të përsëritur, në shumë raste, është një kërkesë psikologjike. Vonesa kur është kronike, nuk është asnjëherë e rastësishme. Gati me qartësi, të qenët gjithmonë me vonesë, edhe në nivelin e të pavetëdijshmes, është një mjet për të kënaqur disa nevojshmëri emotive që, me sa duket nuk gjejnë shpagim.
Përpikmëria e mangët si…
… drogë natyrale
Për disa persona, të qenët me vonëse është njëlloj sikur të gëlltisin një substancë stimuluese dhe eksituese. “Momenti i fundit” i përjetuar dhe i kërkuar pikërisht si një drogë, është simptoma e të ashtuquajturës varësi nga stresi. Vetëdija e të qenët me vonesë (për shembull, në paraqitjen e një pune urgjente), duke qenë shumë stresuese çon në prodhimin e noradrenalinës, ose ndryshe të drogës natyrale që dhuron ndjesinë karakteristike të dehjes dhe plotfuqisë. Falë këtij efekti, gjithçka që dukej si një sforcim i pamundur, bëhet menjëherë i lehtë për t’u përballuar dhe i shpejtë për t’u zgjidhur.
… mënyrë joshjeje
Disa gra e konsiderojnë vonesën si një armë joshjeje, që mund të përdoret sa herë paraqitet rasti. Të vonohesh për arsye joshjeje mund të jetë simptoma e një paaftësie për t’i përjetuar lidhjet shoqërore dhe dashurore nën simbolin e natyrshmërisë, që nga ana e saj mund të burojë nga frika se mos nuk ngjallen miratime të mjaftueshme. Në fakt, përkon me vullnetin për të qenë e dëshiruar, që pastaj të çmohet më shumë dhe që mund të përcaktohet nga bindja, shpesh e gabuar, se mund të pëlqehet më shumë nga të tjerët vetëm falë mbështetjes së marifeteve.
… si shenjë pasigurie
Të zvarriturit gjithmonë mund të jetë simptoma e një pasigurie të madhe shpirtërore. Është sjellja tipike e atyre grave që, për të përmbushur çdo veprim, sulmohen nga mijëra dyshime dhe kanë nevojë të mendohen gjatë. Problemi lind prej frikës nga përgjegjësia që ka çdo zgjedhje dhe nga frika se mos nuk janë në lartësinë e duhur të situatave të ndryshme me të cilat përballen. Kështu të lënët për më vonë kthehet në një mekanizëm mbrojtës, me të cilin mundohen t’u largohen provave të vështira.
… si formë kopracie
Të qenët gjithmonë vonë mund të varet edhe nga një kopraci e thellë. Kjo gjë shprehet jo vetëm me mos ofrimin e gjërave materiale, por edhe nëpërmjet sjelljeve të tjera, që implikojnë mohimin e diçkaje personale. Në rastin e vonesës, bëhet fjalë për mohimin e vetvetes, edhe pse për një kohë të shkurtër.
… si frikë braktisjeje
Të qenët gjithmonë me vonesë është shprehja e asaj që mjedisi psikologjik e përcakton si “frikë nga braktisja”. Bëhet fjalë për një frikë të pavetëdijshme, që e ka origjinën në një eksperiencë traumatike të përjetuar në të kaluarën, ndoshta në fëmijëri (për shembull ndarja e prindërve). Në praktikë, personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, e lënë “për më vonë” çdo gjë që, duke i detyruar të shkëputen nga çasti i tanishëm, evokon në njëfarë mënyre një lloj ndjesie të vagët braktisjeje.
… si mjet pushteti
Ndonjëherë, vonesa kronike shpreh dëshirën për t’u konsideruar më lart se të tjerët. Tipike e grave të zhgënjyera dhe të pakënaqura, kjo sjellje i ka rrënjët në vullnetin e pavetëdijshëm për t’u hakmarrë kundër botës së quajtur shumë pak zemërgjerë.
Rregullat për aspirantët në përpikmëri
- Kultivoni “konjiktimin e kohës”, duke u mësuar të llogaritni me saktësi se sa kohë nevojitet për të kryer një punë ose për të përshkruar një distancë të caktuar.
- Shkruani në axhendë tabelat e ecjes relative për angazhimet më të shpeshta. Për shembull: rruga nga shtëpia në zyrë:10 km. Koha e nevojshme: 20 minuta me trafik normal dhe 30 me trafik të rënduar.
- Shkruani në axhendë gjithçka që është ju detyron më shpesh të mos jeni të përpikta dhe veproni për ta eleminuar (për shembull, nëse vonoheni për të dalë nga shtëpia për shkak të telefonatave, detyrojeni veten të mos i përgjigjeni zileve pas një ore të caktuar e në vazhdim).
- Ushtrohuni të nisni një punë ose të shkoni në takime 15 minuta para orarit të tabelës së ecjes.