“Gruaja që pushtoi Everestin” është një nga reportazhet që është realizuar së fundmi në BBC, kushtuar alpinistes shqiptare, Arineta Mula.
Në këtë reportazh rrëfehen jeta, sfidat e sukseset e Arineta Mulës, qysh nga jeta e saj në Pejë e deri tek ngjitja në majat më të larta të botës.
“Arineta Mula, 30 vjeçare, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë”, shkruan BBC,
Mula ka rrëfyer për BBC se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të merrej me aplinizëm, e aq më pak të pushtonte majat botërore. Shpërngulja nga Peja në Prishtinë ishte hapi i parë drejtë ndryshimit të jetës së saj.
“Shpërngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje”, ka rrëfyer Mula.
Në nëntor të vitit 2017, Arineta Mula u ngjitë në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë.