Hena e madhe do jete ne qiellin e muajit nentor. Kane kaluar 70 vite qe nga hera e fundit qe kjo ngjarje e rralle eshte pare ne qiellin tone.
Shume njerez jane te apasionuar pas ngjarjeve te rralla si eklipset apo kur superhena eshte e dukshme ne qiell. Ngjarje te tilla jo vetem qe jane te rralla, por jane edhe shume terheqese e magjepsese. NASA ka lajmeruar qe ne daten 14 nentor, hena me e madhe e pare ne keto 70 vjet, do duket ne qiell. Madje, superhena do jete kaq e madhe saqe NASA i ka vendosur nofken “ekstra-superhena”.
Pse kjo eshte nje ngjarje kaq e rralle?
- Jo vetem qe do te jete hene e plote, por hena do jete rreth 14 % me madhe dhe 30% me e ndritshme se sa hena e zakonshme. Pra ekstra-superhene.
- Nese nuk e shikoni kete ekstra-superhene kete vit, mundesia juaj e rradhes nuk do vije deri ne nentorin e vitit 2034.
- Superhena eshte e dukshme atehere kur hena arrin nje pike ne orbite ku eshte me afer me Token. Kjo ben qe Hena te duket me e madhe dhe me e ndritshme se zakonisht.
Prandaj mos e humbisni rastin te shikoni kete superhene te rralle. Per te shijuar pamjen e persosur, gjeni nje vend te erret, larg dritave te qytetit.
Shperndajeni kete artikull me miqte tuaj ne Facebook. Keshtu edhe ata do ta dine se kur do te ndodhi ky event i rralle.