Hiljana Biba është vetëm 18, por shpejt është shndërruar në një figurë shembull dhe shumë të dashur për bashkëmoshatarët e saj.
Si fillim ajo tërhoqi vëmendje me filmat me metrazh të shkurtër, të cilët përcillnin mesazhe koherente, dhe së fundmi me romanin fiction “Më quajnë Xhulia”.
Libri është publikuar online në Booksie dhe për disa javë resht gjendet në Top50 më të lexuarit Young Adult.
E përmendur në disa radio perëndimore dhe në shkrimet e blogerëve të huaj, Hiljana ka nisur përgatitjet për Tour-e në disa vende të Europës, ku dashamirës të librit do të mblidhen për të dëgjuar rreth këtij romani.
Në të përmenden një sërë fenomenesh sociale si: bullizmi, droga, shtatëzania e parakohshme etj.
Gjatë këtyre takimeve do të promovohet edhe libri i përkthyer në gjuhën angleze. Krahas tyre Hiljana po zhvillon aktivitete në shoqatën e saj, Smiles, ku do të shpërndahen vakte për nevojtarët për tre javë resht. Çdo i interesuar mund të antarsohet duke klikuar në : www.smileshope.webs.com
Per cfare flet libri?
Xhulia, personazhi kryesor, është një adoleshente tipike e kohës moderne, me të mirat dhe të metat e saj. Ajo do të vërtitet rreth shoqërisë së vërtetë, marrdhënieve me familjen, talentit që zotëron dhe ëndrrave. “Në përdishmërinë e saj të ngjeshur dhe dinamike, jam e sigurt që çdokush do të gjej nga pak vetëveten” – shprehet autorja.