Hillary Clinton mund të shpallet Presidente e SHBA. Vendimi merret më 9 dhjetor

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton i ka të gjitha mundësitë ligjore që muajin e ardhshëm të shpallet zyrtarisht Presidente e SHBA-ve.

Në muajin dhjetor, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të shpallur emrin e Presidentit të 45-të të SHBA-ve. Ky Kolegj përbëhet nga gjithsej 538 anëtarë që i përkasin 538 votave elektorale që formohen nga votat e amerikanëve në zgjedhje.

Në zgjedhjet e 8 nëntorit u thirrën rreth 225 milionë shtetas amerikanë për të votuar dhe morën pjesë rreth gjysma e tyre. Si numër votash, Hillary Clinton mori 200 mijë vota më shumë se Trump. Por për shkak të ligjit zgjedhor, Trump mori më shumë vota elektorale, 288 ndryshe nga Clinton që mori 228.

Kur në dhjetor të bëhet mbledhja, ligjërisht anëtarët e Kolegjit kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e tyre se kë duan ata që të zgjidhet President i ri i SHBA-ve. 288 anëtarët që i përkasin këtij Kolegji janë nga votat për republikanët që kandiduan Trump. Mirëpo dihet botërisht se shumë republikanë nuk e donin Trumpin gjithë këto kohë madje edhe së voni kanë qenë kundër tij. Nuk është çudi që kjo të reflektojë edhe në mbledhjen e dhjetorit ku zyrtarisht vendoset për fatin e presidentit të ardhshëm.

Ashtu siç shkruan edhe e përditshmja njujorkeze New York Post, është një e drejtë e Hillary Clinton dhe një rrugë ligjore ajo që mund të ndodhë në 9 dhjetor. Gjithsesi nuk duhet harruar se, edhe pse ligji nuk ndalon asnjë anëtar të Kolegjit që të votojë për këdo që zgjedh ai, kjo nuk ka ndodhur kurrë në zgjedhjet e mëparshme të SHBA-ve dhe president ka mbetur ai që është shpallur nga kalkulimet e bëra pas zgjedhjeve. Pikërisht këta të fundit mblidhen dhe zgjedhin kreun e Shtëpisë së Bardhë. Burimi: Noa

Sigurisht qe ky eshte nje lajm qe do t’i gezoje pa mase te gjithe ata qe kane perkrahur Hillary Clinton per nje kohe te gjate.

Woooh Cocaine.

femra-moderne.com