Thomas Alva Edison ishte një shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, duke përfshirë gramofononin, kamerën e filmit, dhe llampën elektrike.
Nje dite Thomas Edison kthehet ne shtepi nga shkolla dhe i jep nje leter nenes se tij. Ai i thote: “Kete leter ma dha mesuesi dhe me kerkoi t’ja jepja vetem nenes time”.
Nena i kishte syte plot me lot, kur filloi t’ja lexonte letren edhe te birit me ze te larte. “Djali juaj eshte nje gjeni. Kjo shkolle eshte shume e vogel per te dhe nuk ka mesues aq te afte sa te trajnojne ate. Ju lutem mesojeni vete ate”.
Shume, shume vite me vone, pasi e ema e Edisonit kishte vdekur dhe ai ishte bere nje nga shpikesit me te medhenj te shekullit, ai po shikonte neper gjerat e vjetra te shtepise. Ne nje cep gjeti letren e mesuesit qe i kishte dhene nenes dikur. E mori dhe e hapi. “Djali juaj eshte i paafte menderisht (i semure mendor). Ne nuk do ta lejojme me te vije ne shkolle” – lexoi ai.
Edison qau per ore te tera, me pas shkroi ne ditarin e tij: “Thomas Alva Edison ishte nje femije i paafte menderisht, por qe fale nenes se tij heroine, u be gjeniu i shekullit”.
“Une zbuloj se cfare i nevojitet botes, pastaj punoj duke u munduar ta shpik ate” – Thomas Edison
Thomas Edison (11 Shkurt 1847 – 18 Tetor 1931) është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në veçanti, telekomunikacion.