Historia e Najat Belkacem, nga bareshë në Ministre e Arsimit Francez

Ajo është ministre e Arsimit dhe Kërkimit në Francë, por dikur ka qenë një bareshë, një fëmijë i varfër që është rritur me sakrifica. Najat Belkacem është shembulli ideal për të treguar se ka shpresë për të gjithë. 

Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977, një fshat i vogël dhe i largët në Marok, ndërsa babai i saj punonte në Francë si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi familjes së tij që të bashkoheshin me të atje. Ndaj më 1982 Najat u transferua në periferinë e Amiensit, ku ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008, ndërsa më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.

Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande. Dhe më në fund në 2014 ajo u emërua Ministre e Arsimit.

Najat është një muslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj. Për shkak të së kaluarës së saj dhe të origjinës dhe fesë, ajo ka qenë një shënjestër e lehtë për të gjithë seksistët regresivë dhe nga komentet raciste të politikanëve konservatorë që e kanë sulmuar.

Ata e kanë sulmuar duke e sharë për mënyrën se si vishet, por Najat ka vazhduar të luftojë dhe të ecë përpara.

Edhe pse me nje fëmijëri te vështirë dhe jetesë te varfër, ajo ka arritur te jete ketu ku eshte sot fale vullnetit te forte dhe synimit për të arritur qëllimet e vendosura ndaj vetes.

femra-moderne.com