Horoskopi i femrave: Mashkulli i ciles shenje eshte i duhuri per ju

Horoskopi i femrave: Cila shenjë mishëron mashkullin tuaj ideal? Zbulojeni me poshte…

Dashi

Lehtë mund të joshësh burrat e shenjës ë Luanit, që nga ana e tyre duan të kenë gra të forta dhe shpërthyese.

Demi

Pavarësisht se Akrepët janë shumë të ndryshëm nga ju, ju bashkon një tërheqje e fortë fizike dhe seksuale.

Binjakët

Me mendjelehtësinë tuaj aktive, ju me siguri mund të joshini disa shpirtra të lirë si ata të shenjës së Ujorit.

Gaforrja

Burrat e shenjës së Peshqve janë të vetmit që e kuptojnë vërtet atë që është fshihet pas lotëve tuaj.

Luani

Burrat e e shenjës së Peshores ju mbushin me komplimente dhe ju bëjnë të ndiheni gruaja më e bukur në botë.

Virgjëresha

Mos e nënvlerësoni fuqinë e emocioneve të Gaforres. Me ëmbëlsinë e tyre ata mund t’ju bëjnë më të hapur.

Peshorja

Binjakët me siguri mund të kapin vëmendjen tuaj me bukurinë e tyre delikate dhe joshëse.

Akrepi

Një i shenjës së Bricjapit ju ngrohë zemrën dhe mund të jetë një provë e bukur dhe stimuluese, të cilën duhet ta provoni.

Shigjetari

Me një të shenjës së Dashit ju mund të krijoni një marrëdhënie shumë të zjarrtë, të përbërë nga grindjet që zgjidhen me pasion.

Bricjapi

Nëse nuk do që dikush tjetër të prish planet tuaja, burrat e shenjës së Virgjëreshës janë për ju!

Ujori

Me Shigjetarin mund t`i japësh frymë të lirë frymëzimin tuaj. Ata janë të gatshëm të përjetojnë gjithçka që ju dëshironi!

Peshqit

Nëse kërkoni qëndrueshmëri ju mund ta gjeni te burrat e shenjës së Demit, të cilët në vend të kësaj gjejnë në ju një muze frymëzues.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search