Horoskopi: Tiparet e karakterit sipas shenjave

 Zbuloni disa nga tiparet e karakterit tuaj, duke u bazuar te Horoskopi. 

Dashi 

Elemeti: Zjarri
Numri: 8
Ngjyra: E kuqe, e kaltër
Planeti: Marsi
Kafsha: Pilivesa
Dita: e martë
Metali: Hekuri
Lulja: “Mos më harro”
Sporti: Kërcimi
Vendi më i përshtatshëm: metropolet e mëdha.

Simbol i sakraficës, i dominuar nga Marsi, zot i luftës, Dashi ka si karakteristikë personalitetin. Është aktiv dhe dinamik, ka kurajo dhe është kokëshkretë. Është shenjë horoskopi kardinale me vullnet, shpirt inisiative, natyrë të ndjeshme origjinale, karakter impulsive, intersant, mendimtar i lirë. I përket trekëndëshit të zjarrit. Ka një karakter të zjarrtë, energjik, aktivitet intensiv intelektual.

Demi 

Elemeti: Toka
Numri: 6
Ngjyra: E gjelbër, e verdhë
Planeti: Venusi
Kafsha: Kastori
Dita: E premte
Metali: Bakri
Lulja: Orkidea
Sporti: Aerobia
Vendi më i përshtatshëm: vendet e qeta.

Simbol i forcave krijuese të natyrës. I dominuar nga Afërdita, ka një temperament të dorëzueshëm, të durueshëm. Si shenjë pasive, Demi impenjohet shumë në punë, është i kujdesshëm, bujar. Është një shenjë fikse. Është konstant, i durueshëm dhe me vullnet. I përket trekëndëshit të tokës. Dallohet për durimin, qetësinë, harmoninë dhe natyrën e dashur.

Binjakët 

Elemeti: Ajri
Numri: 5
Ngjyra: Gri, jeshile e fortë
Planeti: Mërkuri
Kafsha: Kërmilli
Dita: E mërkurë
Metali: Zhiva
Lulja: Lule vjollcë
Sporti: Hipizmi
Vendi i përshtatshëm: kodra dhe malet.

Simbol i forcave, i dominuar nga Mërkuri, zot i diturisë. Ka një temperament gjenial, alegro, inteligjent. Është shenjë horoskopi aktive, dinamike, brilante, e mrephtë, tërheqëse. Shenjë e ndryshme, me shpirt të adaptueshëm, mendje të shkathët, aktive. Trekëndëshi i ajrit. Ka një inteligjencë superiore dhe karakter të paqëndrueshëm.

Gaforrja

Elemeti: Uji
Numri: 2
Ngjyra: Blu, rozë
Planeti: Hëna
Kafsha: Breshka
Dita: E hënë
Metali: Argjendi
Lulja: Lulëkuqe
Sporti: ngritje peshash
Vendi i përshtatshëm: pranë detit.

Simbol i këmbënguljes, esencës pjellore dhe forca të natyrës. I dominuar nga Hëna, është natyrë idealiste. Shenjë horoskopi pasive, temperament i afërt për alegri dhe për miqësi, krenar por jo egoist. Shenjë kardinale, e ndrojtur, e rezervuar, i dhënë pas realizimit të progresit. I përket trekëndshit të tokës, karakterizohet nga thjeshtësia, naiviteti, është sensibël, ka një natyrë sentimentale.

Luani

Elemeti: Zjarri
Numri: 1
Ngjyra: E verdhë, e kuqe
Planeti: Dielli
Kafsha: Gjeli
Dita: E diel
Metali: Floriri
Lulja: Anemonë
Sporti: Snowboard (Rrëshkitje në borë)
Vendi më i përshtatshëm: hapësirat e gjera, të lira.

Simbol i kurajos dhe këmbënguljes. I dominuar nga Dielli, mbret i planetëve. Ka një temperament krenar, karakter fisnik. Është një shenjë horoskopi aktive, e zjarrtë, e aftë për të dominuar, impulsive, e ndjeshme. Shenjë fikse, konstante dhe me vullnet, e ndershme dhe besnike. I përket trekëndëshit të zjarrit. Ka një karakter autoritar, bujar, origjinal, të sinqertë.

Virgjeresha

Elemeti: Toka
Numri: 5
Ngjyra: E bardhë, ngjyrë pjeshke
Planeti: Mërkuri
Kafsha: Salmoni
Dita: E mërkurë
Metali: Zhiva
Lulja: Shporiz
Sporti: Ecja
Vendi më i përshtatshëm: qytetet e vogla.

Simbol i bollëkut. I dominuar nga Mërkuri, zot i diturisë. Ka një temperament të qetë optimist, reflektues. Shenjë pasive me karakter që synon vetformimin intelektual dhe që analizon të gjitha impulset e veta para se të veprojë. Shenjë e ndryshueshme, me temperament emotive e të ndjeshëm. Karakterizohet nga inteligjenca. Është i gjithanshëm dhe i përqëndruar. I përket trekëndëshit të tokës. Është shenjë studiuese, sidomos në fushën e teknikës, është i ndershëm dhe i sinqertë.

Peshorja

Elemeti: Ajri
Numri: 7
Ngjyra: Rozë, e purpurt
Planeti: Venusi
Kafsha: Flutura
Dita: E premte
Metali: Bakri
Lulja: Peonia
Sporti: Aerobia
Vendi më i përshtatshëm: qendrat e mëdha.

Simbol i drejtësinë dhe i shoqërisë. I dominuar nga Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë. Ka temperament mirëkuptues, mbështetës i të drejtave sociale, është bujar, i ekuilibruar. Shenjë horoskopi pasive me karakter të qetë e të kujdesshëm. Shenjë kardinale, aktive me inisiativa të karakterit social e në kërkim të zgjidhjeve të drejta. I përket trekëndëshit të ajrit. Është i dashur, i ndjeshëm ndaj dashurisë, i dhënë pas artit, plot fantazi e me ideale romantike.

Akrepi 

Elemeti: Uji
Numri: 8
Ngjyra: E zezë, portokalli
Planeti: Marsi
Kafsha: Macja
Dita: E martë
Metali: Çeliku
Lulja: Jasemini
Sporti: Alpinizëm
Vendi më i përshtatshëm: vendet pranë ujit.

Simbol i vdekjes dhe i rigjenerimit. I dominuar nga Marsi, zot i luftës dhe nga Plutoni, zot i errësirës. Ka një temperament me një burim të pashtershëm idesh. Është shenjë pasive me intuitë të mprehtë, i dhënë pas shpikjes, me një personalitet tërheqës, dinamik, me karakter të ndershëm e të sinqertë. Shenjë fikse me vullnet energjik e me një aftësi të thellë vëzhguese. Është një mendimtar i lirë. I përket trekëndëshit të ujit. Akrepi është xheloz dhe ankohet shumë. Është shenje horoskopi impulsive.

Shigjetari

Elemeti: Zjarri
Numri: 3
Ngjyra: Blu, ngjyrë kremi
Planeti: Jupiteri
Kafsha: Delfini
Dita: E enjte
Metali: Kallaj
Lulja: Bari
Sporti: Polo
Vendi i përshtatshëm: vendet e hapura.

Simbol i dhunës. I dominuar nga Jupeteri, mbret i planeteve. Ka temperament autoritar, i dhënë pas komercializmit, i zgjuar. Shenjë active, i pëlqen të merret me organizime njerëzore dhe nuk është adapt për një jetë shtëpiake. Ka pasione të forta, aventurier. Shenjë e ndryshueshme me një largpamësi të tillë që i lejon të evitojë kontrastet. I përket trekëndëshit të zjarrit dhe është i shoqërueshëm, i ndjeshëm ndaj të drejtave të të tjerëve. Është studioz e përparimtar, me dinamizëm fizik e intelektual.

Bricjapibric

Elemeti: Toka
Numri: 4
Ngjyra: Portokalli, e florinjtë
Planeti: Saturni
Kafsha: Mollëkuqe
Dita: E shtunë
Metali: Plumb
Lulja: Zambaku i bardhë
Sporti: Vrapi
Vendi i përshtatshëm: vendet e veçuara.

Simboli i mëkatit dhe i shlyerjes së fajave. I dominuar nga Saturni, zot i kohës. Është i vendosur, i drejtë i kujdesshëm dhe shumë i ekuilibruar. Shejnë pasive, me temperament egoist dhe nxjerr avantazhe nga rrethanat. Shenjë kardinale me shpirt praktik, i gjallë e dinamik. I përket trekëndëshit të tokës. Kanë sensin e detyrës, të durueshëm, me prirje për shkenca. Ka një personalitet të këndshëm dhe simpatik.

Ujoriujo

Elemeti: Ajri
Numri: 3
Ngjyra: Vjollcë, ngjyrë kajsie
Planeti: Urani
Kafsha: Luani
Dita: E shtunë
Metali: Uraniumi
Lulja: Trëndafili
Sporti: Tenisi
Vendi i përshtatshëm: vendet e veçuara.

Simbol i lëvizjes dhe i gjykimit. I dominuar nga Urani, zot i ajrit. Ka një personalitet aktiv, ekspresiv, tërheqës dhe temperament interesant. Është shenjë aktive, altruiste, me shpirt aventure, shenjë kurajoze dhe e guximshme deri në fund. Është i ndjeshëm dhe me sedër. Është shenjë fikse, konstant në ide, inteligjente, me një memorie të jashtëzakonshme e me reflekse të gatshme. I përket trekëndëshit të ajrit. Ka shpirt intelektual dhe shkencor.

Peshqitpeshq

Elemeti: Uji
Numri: 9
Ngjyra: Blu, bojëqielli
Planeti: Neptuni
Kafsha: Qen i racës chihuahua
Dita: E enjte
Metali: Kallaj
Lulja: Karafili
Sporti: Ski
Vendi i përshtatshëm: plazhi dhe qytetet bregdetare.

Simbol i misterit. I dominuar nga Neptuni, zot i ujrave, temperament inteligjent, joshës, xhentil e bujar. Shenjë pasive, mendje kërkuese, i ndrojtur, i ndjeshëm, me fantazi dhe memorie të mirë. Shenjë e ndryshueshme. E tërheqin problemet spirituale. Kanë një ndjeshmëri mistike. Janë tipa të rastësishëm dhe impulsivë në shpezime. I përket trekëndëshit të ujit. Ka ndjenja të thella, mistike, një ndjeshmëri të madhe dashurore, i dhënë pas jetës familjare.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search