Nese s’keni provuar hudher te pjekur me perpara, nuk e dini se cfare keni humbur.
Nje hudher e gjalle nuk eshte zgjedhja jone e pare, per shkak te aromes se forte qe le ne goje. Por pjekja e ndryshon plotesisht shijen e saj, nga e forte dhe djegese ne dicka te embel, te bute e te shijshme. Ka nje strukture kremoze dhe behet ideale per te lyer buken e thekur ose crackers-at. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur, dhe mund te zere rolin e antipastes.
Ja se si pergatitet.
Perberesit:
- 4 ose 5 koka hudher me madhesi mesatare, nje per person
- 4 luge gjelle uthull Balsamike
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- nje maje gishtash ereza te perziera, kripe and piper
Metoda:
- Parangrohni furren ne 180 grade C.
- Me kujdes pritni ne maje te cdo hudhre, ne menyre qe t’i futen erezat.
- Vendosini hudhrat ne nje tepsi.
- Tani perzieni uthullen, vajin e ullirit, erezat, kripen dhe piperin. Hidheni masen mbi prerjen e hudhrave.
- Piqini ne furre per 40 minuta ose 1 ore.
- Kur hudhra te jete e bute, do te thote qe eshte gati.
- Sherbejeni me buke te thekur, buke te biskotuar ose crackers.
- Nese keni deshire, ngjyejeni buken ne lengun e tepert qe mund te kete mbetur ne tepsi.