Humb jeten ne aksident me motor kengetari Ergi Dini, fitues i X-Factor

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.

Një aksident i rëndë me motor u ka marrë jetën dy të rinjve mbrëmjen e te henes. Djemtë kanë qenë duke udhëtuar në rrugët e kryeqytetit dhe mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të motorit. Dy të rinjtë që udhëtonin me motor, të identifikuar si Kejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

ergi-dini2

Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ishte një këngëtar fenomenal, me një zë unik plot pontecial. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.

Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari solli dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një projekt të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij.

Ngushellime familjeve te te dy djemve. Shpirti i tyre u prehte ne paqe.