Historia tronditese e nje vajze te re nga Anglia qe ka humbur jeten nga kanceri ka prekur te gjithe njerezit mbare botes.
22 vjecarja humb jeten nga kanceri, edhe pse fillimisht mjeket mendonin se ishte shtatzene. Demi Wright vdiq tre javë pasi u diagnostikua me një formë agresive të kancerit, pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe tumori 12cm u gjet në trupin e saj. Ajo shkoi në spital në nëntor duke u ankuar për dhimbje në ijën e saj. Testet zbuluar nivele të larta të nje hormoni të lidhur me shtatzëninë dhe ajo u dërgua në maternitet. Por, kur gjendja e saj u përkeqësua, ajo u zhvendos në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh, ku u diagnostikua me kancer. Demi vdiq tre javë më vonë, më 23 shkurt.
Prindërit e saj – babai Chris, kapiten i ushtrisë dhe nëna Roz – thane se ata kishin marre shume ngushëllime nga njerez te panumert per vajzën e tyre “te dashur, pozitive dhe te hareshme”. Z. Wright i tha Gazetës Colchester se kjo ndodhi ka qenë shkatërruese.
“Kur kuptuam se ishte perfundimtare, ajo ngriti mblodhi veten, më dha një përqafim të madh dhe me tha: “Baba, do të jetë në rregull”. Ditën tjetër, ajo ndërroi jetë.”
Familja e saj kanë mundur te mbledhin më shumë se 2,300 paund në kujtim te vajzes se tyre dhe i kane dhuruar për Kerkimet rreth Kancerit ne Mbreterine e Bashkuar.