Një zgjidhje për Alzheimerin që nuk kërkon “as recetë, as doktor”: Qetësuesi i dhimbjeve ibuprofen mund të ‘eliminojë’ sëmundjen, thonë shkencëtarët
Shkencëtarët thonë se Ibuprofeni parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, shkruan Daily Mail. Autori drejtues i studimit, Dr. Patrick McGeer, i universitetit të British Columbia, thotë: “Njerëzit mund të parandalojnë këtë përmes një zgjidhjeje të thjeshtë që nuk kërkon as recetë e as vizitë te doktori”.
Pacientët në rrezik për t’u prekur nga Alzheimer mund të shmangin dementian nëse marrin një dozë të vogël të qetësuesit që nga mosha e mesme e deri në fund të jetës së tyre.
Mendohet se ibuprofeni prek inflamacionin në tru, që çon në vdekjen e qelizave nervore të lidhura me Alzheimer. “Ky është një zbulim i vërtetë pasi tregon se Alzheimer mund të eleminohet përfundimisht. Zbulimi im bën ndryshimin e lojës”, vijon McGeer.
Pavarësisht se doza ideale nuk është e qartë, shkencëtarët besojnë se mes një apo dy kokrrave në ditë do të ishin efektive. Dr. McGeer shton: “30 dollarë në vit do ju shpëtonin jetën”.