Gratë mund të ndërtojnë biznese të forta, të forcojnë pozitën e tyre në ekonomi e shoqëri dhe gradualisht të ndërtojë një treg më të fortë dhe të barabartë.
Sipas te dhënave të Institutit të Statistikave, (INSTAT), 1 në 3 biznese sot, administrohet nga një grua.
Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, thotë se gratë në biznes duhet të shërbejnë si frymëzim për mijëra gra dhe vajza të tjera.
Ajo siguron për mbështetje nga ana e qeverisë për ç’do grua sipërmarrëse.
“Ne besojmë tek zotësitë e çmuara që gratë vullnet forta sjellin në jetën e kompanive, organizatave, institucioneve dhe së fundmi në jetën e një kombi, ndaj jemi krah çdo gruaje për ta ndihmuar në rrugëtimin e saj në botën e biznesit”, shkruan Qato.
Burimi: ATA