Intervista / Luar, zeri engjellor

Pas disa viteve te kushtuara studimeve, Luar eshte rikthyer per te mos „u zhdukur“ me nga tregu muzikor, por per te arritur suksese edhe me te medha. Menjehere eshte bere nje nga te paktat kengetare shqiptare qe nenshkruan me nje kompani te huaj. „Fakti qe bera nje pauze te gjate ishte sepse deshiroja qe, kur te rikthehesha, te kisha kohen per t‘ju kushtuar muzikes dhe per te zgjedhur bashkepuntoret e duhur.“ – na tregon Luar. Aktualisht po bashkepunon me Cricet, ndersa kenga “Dy” e cila eshte ne bashkepunim me Gon Hazirin, eshte nenshkruar me kompanine e huaj Effective Records, kenge e cila tashme degjohet ne te gjithe boten. Nderkohe qe pas super hitit “Si dje” pritet projekte te reja nga Luar, per te cilat do degjojme shume shpejt.

Nga: Rea Hyseni

Aktualisht jeton ne Berlin. Cfare pune ben atje?

Po, aktualisht jetoj ne Berlin, megjithate jam shume shpesh midis Shqiperise, Berlinit dhe Kosoves. Ne Berlin punoj si Menaxhere Projektesh Nacionale dhe Internacionale. Disa projekte kane te bejne me futbollin, disa me produktet me te reja teknologjike ne treg.

A ka qene e veshtire per ty te jetosh larg vendlindjes gjate ketyre viteve?

Te gjithe e dime se sa te lidhur jane familjet shqiptare. Familja ime nuk perben asnje ndrryshim nga familjet e tjera, mua me mungojne gjithnje dhe une u mungoj atyre. Pasi jam marr me shume aktivitete ne Gjermani, kam arritur te mbush kohen ne menyre qe te mos mendoja sa shume me mungonin. Megjithate, sot e kesaj dite fluturimet jane bere shume me te shpeshta, facetime dhe te gjitha aplikacionet e mundshme te bejne te mundur qe qendresa larg familjes te kete nje impakt me minimal.

E shikon veten te jetosh ne Tirane?

Une e imagjinoj veten kudo neper bote, keshtuqe vendi ku kam lindur mund te jete nje opsion i mevonshem.

Luar, nga kush e ke trasheguar zerin?

Finesen ne ze dhe veshin absolut e kam trasheguar nga mamaja ime. Nga babi besoj potencen ne ze (ai kendon si kengetar opere gjithe kohes. Haha.)

Jo vetem zeri yt, por edhe muzika qe ti ben, eshte shume e vecante… Ti vete e zgjedh kete lloj ritmi, apo ta sugjerojne?

Faleminderit😊 Per momentin jam duke i kompozuar vijat melodike vete si dhe shumicen e teksteve. Nderkohe qe per ritmet dhe muziken konsultohem gjithnje me Cricketin, pasi ai merret me to dhe zhvillon te gjithe kengen. Shume shpesh une e filloj nje kompozim ne piano dhe Cricketi e shnderron ne nje beat dhe i jep ngjyra te tjera. Ndersa ndonjehere beati eshte tashme gati, i cili me jep nje emocion dhe un e perkthej ne vije melodike. Pra me shume eshte nje bashkpunim ku shume elemente nderthuren per te dhene nje rezultat optimal.

Kush jane idhujt e tu ne muzike? Ti vete kenget e kujt degjon ne kohen tende te lire?

Freddie Mercury eshte zeri qe adhuroj me se tepermi dhe qe degjoj me se shumti, megjithate te tjere qe degjoj jane Adel, Coldplay, Of Monsters and Man, Florence and the Machine, Sia. Kompozimet e Hans Zimmer jane ato soundtracks qe degjoi me se shumti. Pervec ketyre emrave qe permenda cdo dit mundohem qe te degjoj nje playlist te re me kengtar jo shume te njohur qe te zhvilloi dhe me shume gamen e njohurive qe kam ne muzike.

Video e kenges “Si dje”

femra-moderne.com