Interviste/ Alida Duka: Endrra ime e parealizuar

Ne fillim njihej si “motra e Stines”, por tashme Alida eshte kthyer ne nje nga kengetaret me te dashura per publikun shqiptar. Dhe jo vetem. Kënga “E vuaj”, nje bashkepunim me vellain e saj te vogel, eshte kthyer ne nje hit ne vende si Rusia, deri ne Azerbaixhani, India etj.. 

Pervec planeve dhe projekteve ne fushen e muzikes, Alida ndan me ne edhe nje pjese te rendesishme te jetes se saj personale. Ndarjen, rritjen e vetme te djalit te saj, por edhe endrren ende te parealizuar…

Bisedoi: Rea Hyseni

Ka pak dite qe eshte publikuar remixi i kenges tende “E vuaj” dhe duket qe po pritet shume mire nga publiku, jo vetem shqiptar… Na trego pak si po e shijon këtë sukses?

Remixin e kenges “E Vuaj” e menduam me Stinen ta nxirrnim perseri ne New Version pasi pame qe po ecte shume ne Rusi si dhe ne shume vende te tjera te Europes: Poloni, Bullgari, Rumani, deri ne Azerbaixhan, Indi etj.. U prit jashtezakonisht mire dhe jam shume e lumtur per kete.

A ka filluar puna për projektin tënd të radhës?

Projektet e radhes jane perseri kenge ndarje. S’e di pse qelluan prape keto zgjedhje, por ne keto dy projeke do ju sjell stilin e muzikes qe po degjohet per momentin.

Prej vitesh jeton në Gjermani, por me ardhje të vazhdueshme në Shqipëri. Ku e gjen veten më mirë?

Veten e kam gjetur ne Gjermani me mire pasi jam larguar nga Shqiperia pothuaj 23 vjet me pare. Prape me mungon shume Shqiperia, por ketu jam mesuar tashme, kam krijuar jeten time ku nuk me mungon asgje.

Si është një ditë e zakonshme e Alides, ku nuk ka angazhime me koncerte…

Komplet e programuar nga mengjesi deri ne darke, pasi weekend-eve leviz dhe me mblidhen te gjitha punet e javes.

Alida, ju keni një djalë nga një martesë e cila ka përfunduar në ndarje. A ishte e vështirë të rritnit e vetme një fëmijë?

Normal qe ka qene shume e veshtire, sidomos kur je ne nje vend te huaj e vetme dhe nuk ke asnje person te familjes afer. Por egoja ime me beri qe t’ja dal pa ndihmen e askujt dhe ja ku jam sot. Jam krenare per kete!

Cfarë do t’i thoje atyre grave të reja, me fëmijë, të cilat po kalojnë një ndarje?

Nese e kuptojne qe me partnerin nuk perputhen me karakteret dhe nuk gjendet me nje gjuhe e perbashket, eshte e kote te mbahet lidhja vetem per arsye te femijes. Cdo gje eshte e mundur ne jete, cdo problem e ka nje zgjidhje!

Cfarë mendimi ka Anxhelo për ty si nënë dhe ty si këngëtare?

Anxhelo eshte rritur ketu dhe eshte si gjerman. Habitet akoma per energjine time qe ende vazhdoj t’i menaxhoj te treja, jeten si nene, jeten e perditshme si dhe te plotesoj detyrimet e nevojshme si dhe menaxhimin e hotelit, njekohesisht vjen dhe menaxhimi i muzikes dhe i koncerteve. Te gjitha duan kohen e vet. Nganjehere them: “si nuk ka dita 36 ore!?” (Qesh)

A ka ai talent në për muzikë njësoj si mami dhe daja e tij?

Anxhelo luan me mire se mua ne piano dhe jam habitur kur e kam pare qe i kishte printuar vete notat e kengeve qe jane in per momentin nga Interneti, vetem per t’i mesuar dhe jam habitur kur i ka luajtur ato vetem per pak dite ne piano ne menyre perfekte. Ai studion per Informatike dhe Fizike, ndaj pianoja dhe kitara qe luan ai mbeten vetem hobi.

A keni ndonjë ëndërr ende të parealizuar “në sirtar”?

Stilimi me pelqen jashte mase, kam qejf te bej nje here sfilaten time Alida Styling. Kjo eshte e vetmja deshire, por nuk them qe eshte e pamundur, gjithçka eshte e mundur ne jete. Nese ti perpiqesh me shpirt ta realizosh ate, funksionon gjithmone.

Ta njohim stilin e të veshurit në skenë, po në jetën e përditshme si të pëlqen të vishesh?

Ne jeten e perditshme jam serioze, me kostumin e punes. Kur dal ne kohen e lire jam komplet sportive, pasi me mungon ajo veshje gjate gjithe javes.

Cili është regjimi yt ushqimor dhe sekreti i të pasurit forma perfekte fizike?

Nuk mbaj kurre diete, thjesht nuk me del koha te ha te gjitha vaktet. Por sygjerimi im eshte sa me pak mish, me shume perimet, peshkun dhe frutat. Mos harroni te pini uje, gjeja me e rendesishme per shendetin e njeriut!

Cilat janë tiparet e mashkullit ideal për ty?

Ezmer, muskulos, i gjate dhe me pelqejne meshkujt qe kane vezhtrim misterioz.

A gjen ti gjëra për t’u bërë pishman në të shkuarën tënde?

Jo, aspak. Gjithcka ndodh per nje arsye dhe duhet te pajtohemi me kete.

femra-moderne.com