Aurora Ferhat Ndreu (Cakaj), poete dhe piktore tashme e afirmuar, nje ekonomiste ne profesion, aktualisht ne nje Banke Private. Jeton ne Tirane me familjen e saj, bashkeshortin dhe dy femijet. Pasioni dhe deshira per artin e bukur te ngjyrave i ka ardhur qe ne moshe te vogel, me skicat te cilat i vizatonte pa fund, ne copa kartonash me laps, ne bardhe e zi.
Nje zonje e bukur, mama e dy femijeve Arber dhe Joana, tashme te rritur e te diplomuar ne profesionet e tyre, bashkeshortin ushtarak. Kohet e fundit ajo po surprizon median vizive dhe ate te shkruar.
Ndiqni nje rrefim te shkurter nga jeta e saj tashme si nje piktore e njohur, si dhe lidhja e saj me poezine dhe artin ne pergjithesi.
Znj. Aurora, na tregoni dicka per veten tuaj… Si lindi tek ju pasioni per pikturen?
E lindur ne nje familje intelektuale, babai shkrimtar i njohur, Ferhat Cakaj, publicist, prozator i njohur, autor i dhjetra romaneve, nena me profesion mesuese, edukuar me se miri nga te dy me shume dashuri dhe perkushtim. Duke u rritur, sa vinte e shtohej deshira per ngjyrat, per te bukuren, per poezine dhe per artin ne pergjithesi. Dy mesuesit qe me kane ndihmuar shume, kane qene dy piktore te njohur Alajdin Tabaku dhe Pjeter Marku.
Arti pasioni dhe talenti, thone lind me njeriun, por nganjehere shperthen si uragan ne nje moment kyc ne jete. Ky shperthim te ndjek nga pas gjithe jeten. Kjo ndodhi me mua para 4 vitesh kur humba babane, heroin e jetes sime.
Fillova te shkruaj poezi dhe te pikturoj, thjesht per te harruar dhimbjen qe me la pas humbja e tim eti. Tani kjo dhimbje u kthye ne pasion per artin e bukur te piktures dhe per kete jam shume e lumtur.
Endrra ime e madhe eshte te kem nje atelie te mirfillte arti, ku te shpalos talentin tim. Shpresoj te mos mbetet vetem nje enderr.
Profesioni juaj eshte ekonomiste. Pse nuk keni vazhduar studimet per pikture?
Do te thoja qe nuk e kam pasur shume te lehte. Aty rreth viteve 80-te kur isha vetem 14 vjec, per arsye ekonomike m’u desh te punoja dhe njekohesisht te vazhdoja dhe shkollen ekonomike, duke ndihmuar sadopak familjen time. Ndodh ndonjehere qe kushtet dhe rrethanat bejne qe rrjedha e jetes merr nje drejtim krejt tjeter. Me kalimin e viteteve sa vinte e shtohej deshira per te bukuren, poezine, ngjyrat dhe rritesha fizikisht dhe artistikisht. Aktualisht punoj prej me shume se 25 vitesh si ekonomiste ne Banke, profesion te cilin e dashuroj dhe punoj me shume perkushtim. Nje pune, me te cilen mbaj familjen time ndersa me pikturen mbaj te gjalle shpirtin.
A keni mare pjese ne ndonje ekspozite?
Ne fund te Tetorit do cel ekspoziten time te pare, pasi mu desh nje gjysem shekulli qe te rimarr penelin ne dore dhe te bej pikturen time te pare, tani ne ateliene time mund te numeroj pa frike rreth 70 punime te ndryshme, ne akrilik, vaj, mozaik, laps, bardhe e zi etj.
Po eksperimentoj dhe ne skulpture, punime ne allci, gure etj. Gjithashtu nje risi tjeter, surprize ne ekspozite, do jete dhe punime me bojra akrilik mbi veshje, si fustane mbremje dhe ne mendafsh.
Ku ngulmoni, te akuareli apo vaji?
Fillimisht kam punuar me akrilik ne telajo, material i cili thahej shpejt dhe pikturen e mbaroja per dy ore, por perseri nuk ndjehesha e mbushur, pasi me tharjen e bojes piktura zbehej, prishej nga uji dhe nuk kishte shkelqimin e duhur dhe rezistence ne kohe. Prandaj mora dhe eksperimentova me bojrat e vajit dhe pa frike mund te them se ishte nje magji, vertet te ha shume kohe, por shkelqimi dhe bukuria qe i jep piktures eshte magjike.
“Fillova te eksperimentoja me ngjyrat duke i nderthurur dhe shpalosur fantazine, lojen e drite-hijeve. Kisha filluar te mos e shikoja me bardhe e zi, pasioni per driten, ngjyrat dhe per jeten, te skajshmen dhe te tejskajshmen. Adhuroja natyren ne gjithe dimensionin e saj. Vjeshta me mrekullonte, eshte nje mrekulli per te gjithe piktoret dhe gjithmone objektet i shihja me syrin e nje piktori. Qellimi i artit eshte te pastroje pluhurin e te perditshmes prej shpirtrave tane, thoshte i madhi Pablo Picasso dhe pikerisht kete beri arti i piktures me mua, sheroi dhe plotesoi jeten time.
Kur punoj futem ne boten e ngjyrave, perhumbem ne magjine e tyre dhe nuk resht sa ta mbaroj.Zgjodha te merrem me pikture dhe pse jo profesioniste per te plotesuar veten, piktura do nje karakter te forte, i cili shpaloset ne cdo tablo te cdo krijuesi ne punen e tij.”
A i ndiqni ekspozitat e piktoreve shqiptare?
Ndjek me vemendje ekspozitat e piktoreve shqiptare dhe te huaj dhe kam mare pjese ne ekspozite te perbashket disa here. Ne boten e aquarelit do te vecoja z.Helidon Haliti kurator ne Bienalen Nderkombetare te Akuarelit qe po zhvillohet kete vit. Ky popull e do artin. Artistet shqiptare jane vertet te talentuar, kane shkelqyer kudo ne bote me ekspozitat e tyre. Do vecoja disa nga piktoret tane z. Buron Kaceli, Sefedin Stafa, Pashk Pervathi, Guri Madhi,etj.
Cfare eshte arti per ju?
Arti ne pergjithesi do ta krahasoja me nje galaktike ku ka qindra yje dhe ku cdo yll shkelqen me shume se tjetri. Zakonisht piktoret e krijojne identitetin e tyre, secili zgjedh nje drejtim ne pikture. Mua me pelqen shume portreti shprehes. Eshte shume i veshtire. Zakonisht punoj ne fundjave dhe naten vone, kam ngjare nga im ate, ai i shkroi veprat e tij naten vone ku gjithe qyteti bie ne qetesi, duke degjuar muziken time te preferuar ne kufje. Shpesh me therrasin, por nuk i degjoj pasi jam bere njesh me tablone qe kam perpara.
Me nje pikture te bukur shpesh dashurohesh dhe te behet pjese e jotja, nuk deshiron ta shesesh apo t’ja dhurosh dikujt tjeter. Mendoj qe nje pikture e bukur duhet te jete e gjalle, optimiste, te flase me gjuhen e ngjyrave, te pikturosh identitetin tend pasi e urrej kopjen. Zakonisht kur blej nje tablo, rruges per ne shtepi mendoj cfare do krijoj, dhe mezi pres te vije fundjava pasi jam e lire te bej dicka te bukur.
Ku e gjen veten tek peisazhi, natyra e qete, kompozimi apo portreti?
Natyra gjithmone me ka mrekulluar ne gjithe dimensionin e saj, token, detin, pemet, ujvarat. Shpesh kur dalim me familjen time, syte gjithmone me shkojne tek guret, ne mal ose ne plazh dhe filloj te perfytyroj c’mund te bej me to, nje mozaik te bukur, nje kompozim ndryshe. Kam lindur dhe jam rritur ne nje qytet te bukur ne veri te Shqiperise ne Kukes. Aty kam kaluar femijerine. Eshte qytet i bukur, me njerez te mrekullueshem , ku ne dimer bie shume bore. Ne te ardhmen mendoj te bej ca tablo te bukura me bore dhe pse jo te cel dhe nje nje ekspozite atje.
Me ka pelqyer gjithmone figura e bukur e femres. Femra eshte krijesa me e bukur qe ka krijuar natyra, format trupore, syte , floket, ne gjithesine e saj eshte e bukur ne pikture. Kam guxuar dhe kam bere nudot e para. Me vone jam marr kryesisht me portretin, pasi eshte pjesa qe me pelqen me shume. Portreti me jep emocion. Une veten time do ta klasifikoja tek portreti shprehes, femeror ne vecanti.
Cilat jane planet e tua per te ardhmen?
Po punoj ne pikture , njekohesisht dhe ne poezi, jam ne prag te botimit te vepres sime te pare me poezi “Kur dhimbja mund nje qytet” nje veper e cila flet per problemet sociale., Shpresoj ta botoj se shpejti pa lene pas dore dhe pikturen, endrren time te madhe. Asgje nuk do ishte e mundur pa ndihmen e familjes sime te mrekullueshme, bashkeshortit dhe femijeve.
Ju falenderoj nga zemra qe me dhate mundesine te rrefej jeten time.