Nuk ka shume qe eshte bere nene, por kjo s’e ka ndaluar “Drejtoreshen e Tatimeve”, aktoren aq te dashur Delinda Zhupa t’i rikthehet ne kohe rekord punes.
“Mu desh qe shume shpejt te rikthehesha ne sezonin e ri te Portokallise, gati nje jave dhe ende me penj.” – kujton aktorja gjate intervistes. Nje vajze energjike, gazmore, por mbi te gjitha me vullnet te forte. Keto tipare me sa duket jane ato qe bejne Dleinden t’i perballoje me sukses rritjen e djalit, familjen, punen ne Portokalli dhe EDArt.
Me gjithe rolet e ndryshme qe ka luajtur ne jeten e saj artistike, tani Delinda eshte ne rolin me te rendesishem ne jeten e nje gruaja, ate te nenes. Por si e ka perjetuar ajo periudhen e shtatzanise, lindjes dhe te berit nene? Dhe si eshte te jesh zonje shtepie per te? Cfare bebeje eshte Dasantin dhe kujt i ngjan ai? Sigurisht qe e kemi pyetur edhe per gjera te tjera interesante. Ju ftojme te lexoni ne vazhdim
Bisedoi: Rea Hyseni / Fotot: Fjoralba Maliqi
Sa e ngarkuar ka qene kjo periudhe per ty?
Te them te drejten shume e ngrakuar. Se pari lejomeni t’ju falenderoj per intervisten , intervisten time te pare si nene tashme.
Periudhe shume e ngarkuar emoncionalisht dhe fizikisht.
Mu desh qe shume shpejt te rikthehesha ne sezonin e ri te Portokallise, gati nje jave dhe ende me penj. Fale zotit, vullnetit, deshires dhe kembenguljes jam mire. E kam perballuar me shume veshtiresi sepse te jesh femer, aktore, nene, te duhen energjite e gjithe botes per t’ja dale mbane me te treja pergjegjesite, ku padyshim memesia eshte kryesorja dhe me hyjnorja.
Nuk i je ndare punes as kur ishe shtatzene, as tani qe s’ka shume qe ke lindur. Nga buron gjithe kjo energji?
Hhaahaa e lexoj pyetjen dhe seriozisht me vjen te qesh sepse tani pas lindjes kthej kohen pas dhe kujtoj gjithe ngarkesen qe kam pas dhe them: Une e kam perballuar?! E ja ku jam. Energjine ku e gjej? Se pari tek vetja, te burimet e mia, te forcat e mia, te karakteri im, te familja ime dhe padyshim tek im bir.
Portokallia, djali, familja e re… Mes kaq shume angazhimesh, a te del koha per te bere dicka qe te argeton?
Perpiqem shume po shume, megjithese te them te drejten kur behesh nene mendja, shpirti, zemra te rri vetem tek femija e nese lumturoj ate, une e lumtur jam. Deri tani vetem te dielen kam diten ku mund te gjej hapesiren per te menduar per argetim. Per te pare ndonje shfaqje apo per te dale per ndonje dreke te tre.
Si eshte te jesh zonje shtepie?
Une si zonje shtepie ndihem shume mire. Jap perkushtimin tim maksimal per familjen, per shtepine, gatuaj them se mire (madje e bej me passion, nuk pertoj asnjehere per te gatuar). Per aq kohe sa kam, bej dhe pune shtepie.
“Kur behesh nene mendja, shpirti, zemra te rri vetem tek femija e nese lumturoj ate, une e lumtur jam”
– thote Delinda
Kush po te ndihmon me rritjen e djalit?
Aktualisht kujdeset mami im sepse Dasantini eshte ende i vogel. Sapo te beje dy muaj do kete dadon, e cila do kujdeset.
Ke menduar ndonjehere per te ardhmen e tij, cfare do deshiroje te behet kur te rritet e gjera te tilla…?
Padyshim qe kam menduar (qesh). Qe kur ishte fare i vogel, ende ne bark. Ne bisedat qe benim mbremjeve me Eldon, kur Dasantini ishte tre muajsh, imagjinonim qe kur te lindte si do ishte, kujt mund t’i ngjante, cfare do merrte prej ne te dyve, qofte nga tiparet, qofte nga karakteri dhe padyshim se cfare do te behet. Te them te drejten, kam shume deshire te trashegoj artin e piktures prej te atit, sepse aktrimin s’e kam problem, ja mesoj. Por cilado te jete zgjedhja e tij padyshim do ta respektoj e do ta mbeshtes gjithmone.
Cfare bebeje eshte Dasantin…?
Dasntini eshte femije i mbare. Eshte dashuri. Eshte beb shume i paster, i shkathet. Tani si cdo femije grindet sepse ende eshte i vogel, ka prerjet e barkut, na le naten pa gjume, por qe eshte gjeja me hynore qe na ka ndodhur.
Po ti, cfare mamaje do jesh, e rrepte, gazmore, apo me shume si mike per te?
Do jem nene qe, se pari do t’i fal shume dashuri, kujdes, perkushtim, edukim. Di qe do ta bej te qesh pafund. Do jem shoqja e tij me e mire, mesuesja e tij me e mire, infermierja e tij me e mire.
Si e perjetove eksperiencen e lindjes?
Shume bukur, ndihesh tamam si ne re… Te duket e pabesueshme, por edhe e veshtire pas operimit. Dhimbjet pas lindjes, te cilat tani jane harruar.
Si po i heq kilet e fituara gjate shtatzanise?
Nuk ka marr shume kg te them te drejten, por per momentin asgje, sepse Dasantinit e kam dhene gji. por deri tani di qe kam hequr ca kg prej lodhjes, pagjumesise. Me bejne nje pjese e mire e rrobave, keshtu qe nuk eshte se me shqeteson shume ky fakt. Vertet jam femer ekrani, me duhet te rikthej linjat qe kam pasur, por tani per tani Dasantini eshte me i rendesishem. Do vije koha qe sigurisht do te jem Deli qe kam qene, extra small.
Delinda, si ka nisur karriera juaj si aktore?
Fillimisht jam marre me teater, kam interpretuar role te ndryshme komike, por edhe dramatike. Me pas vendosa te beja audicion ne Show e humorit Portokalli.
Jeni nje talent ne aktrim dhe ne imitim. E keni te trasheguar apo te fituar kete aftesi?
Aktrimin nuk e kam te trasheguar. Im ate ka qene shofer, ime me kuzhinere. Eshte aftesi e lindur. Eshte nje dhunti me drejtim vertikal nga lart-poshte, eshte dhunti qe duhet zhvilluar sepse duhet shume, shume pune ne punen tone, qe kur te vije fati te trokase, te te gjeje te mirepregatitur e ti pastaj te shkelqesh ai nje yll, ashtu sic vetem arti ta jep kete privilegj, te shnderron ne yll, qe admirohesh prej miliona shikuesve.
Nderkohe ju dhe bashkeshorti juaj keni hapur edhe nje biznes. Na trego dicka me shume…
Pasioni qe kemi edhe une, edhe Eldo per profesionet tona, deshira qe gjithcka dime ta transmetojme tek te tjetet, vendosem te hapnim ED -Art ( domethene E Dua artin), ne tre disiplina: aktrim, picture, balet.
Me pelqen shume pedagogjia dhe e bej me shume dashuri punen me kursin e aktrimit, perpos faktit qe jane femije te mrekullueshem dhe puna me femijet eshte sa e lodhshme dhe e bukur, por njekohesisht eshte shume novative sepse perdite mesoj dhe une prej botes se tyre. FM