Interviste / Ertila Koka: “Gjithmone e arrij ate qe dua”

Ertila eshte nga ato kengetare qe dallohet prej te shume te tjerave, per talentin dhe zerin e vecante e melodioz. Pervec ketyre, eshte nje vajze terheqese dhe me bukuri natyrale, e thjeshte dhe me kembe ne toke.

Ndryshe nga koleget e saj, Ertila nuk pelqen ta ekzagjeroje me ekspozimin e trupit, “Cdokush e percjell artin sipas menyres se vet – thote ajo ne kete interviste, – Por ekspozimi i trupit eshte art deri ne momentin qe nuk behet vulgare dhe ekzagjerohet”.

Intervistoi: Rea Hyseni

Ertila, me cfare po merresh keto kohe?
Tani po merrem me dy bashkepunime te reja qe per momentin mbeten surprize dhe jane ne pune e siper. Jam dhe me koncerte cdo fundjave, duke punuar dhe ne studio gjithashtu.

Ka shume kenge te bukura ne repertorin tuaj, por ju cilen pelqeni me shume?
Nga te gjitha kenget e mia me pelqen shume “Beb” kjo pasi jam e lidhur ngushte me ate tekst dashurie…por ky realizimi im i fundit realisht me ka hyre ne zemer sepse eshte nje kenge e kuruar ne cdo detaj!

Ertila, kush eshte personi qe ju mbeshtet ne karrieren tuaj?
Kam shume njerez qe me mbeshtesin ne ate qe bej, them shume sepse e kam familjen e madhe! Motrat e mia jane mbeshtetja me e madhe qe une kam. Ato jane me mua ne cdo hap. Por nje pjese e suksesit time eshte edhe fale mbeshtetjes se pakushtezuar te partnerit tim.

Jeten tende private e njohim shume pak. Na trego per te fejuarin, planet e te ardhmes qe keni bashke…
Jeten private jo me kot e kam perfolur kaq pak sepse mbetet private, por edhe sepse ai s’i perket botes se artit.
S’jemi njerez te planeve dhe cdo hap deri me tani ja kemi besuar momentit dhe jam e bindur qe keshtu do te ndodhe per cdo hap te metejshem.

Si jeni njohur ju te dy? Cfare te terhoqi fillimisht tek ai?
Jemi njohur ne rreth miqesor, ne festen e Halloween-it.
Ai eshte brun dhe une brunet i kam parapelqyer gjithmone, deri ne momentin qe gjeta brunin tim.

Cila mendoni se është ana më e bukur e profesionit te këngëtares?
Profesioni i kengetares te mbush me dashuri, nga cdokush, madje edhe ata qe te kane inat duket sikur e gjejne veten ne ndonje nga kenget e tua! Duartrokitjet e publikut jane shperblimi me i madh qe une mund te marr.

A ndjeni xhelozi ne boten e muzikes, nga ana e kolegeve?
Eshte e kote te them jo, sepse cdo profesion ka xhelozite e saj, sidomos ne boten e artit, ku eshte akoma me e theksuar.

Ju jeni shume e kujdesshme ne paraqitjet tuaja para publikut, ndryshe nga shumica e kengetareve te reja qe po i ekspozojne gati te gjitha pjeset e trupit…
Prandaj jam e kujdesshme, sepse mendoj qe cdo gje qe e tejkalon masen nuk eshte terheqese dhe aq me pak e domosdoshme!

Mendoni se ky fenomen eshte art, apo ekzagjerim?
Cdokush e percjell artin sipas menyres se tij. Por ekspozimi i trupit eshte art deri ne momentin qe nuk behet vulgare dhe ekzagjerohet.

E keni menduar ndonjehere veten jashte muzikes? Te ka ndodhur ndonjehere te merzitesh aq shume sa te thuash “Stop, s’merrem me me muzike”?
Te them te verteten, cdokujt i vjen nje moment qe ka sadopak dyshime per ate qe ben. Dhe po, kam patur momente veshtiresie ne karrierre, po duke e dashur shume muziken me ka bere qe une te vazhdoj dhe te mos them dot stop!

Merresh me ndonje pune tjeter pervec profesionit si kengetare?
Me mjofton ky si profesion, e dua kete qe bej dhe deri me tani nuk kam nje profesion te dyte, pasi dua te perfeksionohem te ky i pari.

Flasim pak per tipin tend: si do ta përshkruaje veten, çfarë karakteri ke?
Te pershkruash veten eshte e veshtire, por une mund te them se jam shume kokeforte dhe gjithmone e arrij ate qe dua! Jam e dashur shume, i dua shume njerezit edhe kur s’kam shume qe i njoh, afeksionohem! Jam shume e drejte, i urrej padrejtesite dhe hipokritet, te cilet jane me thase keto kohe. Kam karakter te forte! Vetem keshtu mund te mbijetosh sot!

Ben pjese te grupi i te fiksuarave pas fashion dhe firmave?
Jo, aspak!!! Ndonese e ndjek cdo hap moden dhe kujdesem ne cdo detaj per daljet e mia skenike, s’mund te them se jam fiksuar pas firmave apo publikimit qesharak te tyre ne rrjete sociale.

Si ju pelqen te visheni? Kush ju keshillon per veshjen skenike?
Cdokush mundohet te krijoje dhe te kete nje stil unik ne veshje. Mund te them se cdo dalje skenike apo televizive ndryshon shume nga njera tjetra dhe secila kerkon pershtatjen e saj dhe shume perkushtim. Per veshjet e mia keshillohem shume me motren time Danjen, pasi ajo ka shume prirje per design. Per momentin me mjaftojne shume keshillat e saj!

femra-moderne.com