Interviste / Hysnie Kastrati: Vajza e diamanteve

Hysnie Kastrati eshte me e reja ne moshe nga te gjithe ata qe veprojne ne industrine e gureve te cmuar. Ka afersisht 4 vite qe punon palodhur per te arritur ne prezantimin e koleksionit te saj te pare, ne fillim te muajit prill, por qe do te jete gati per treg ne fund te majit. 26 vjecarja Hysnie Kastrati eshte nje femer e forte, luftarake, me synime te qarta dhe e vendosur per te arritur aty ku deshiron. Familja e ka perkrahur ne fillimet e saj, por suksesin e ka arritur duke u mbeshtetur tek vlerat e veta dhe duke ndjekur rrugen e drejte. Hysnie Kastrati eshte nje figure per t’u admiruar, por edhe per t’u marre shembull nga te gjitha vajzat e reja.

hysnie

Intervistoi D. Karaj

Para disa javesh prezantuat koleksionin e parë të gurëve të çmuar qe mbajne emrin tuaj. Si u futet ne kete biznes shume te vecante?

Po, me 9 prill veçse eshte prezantuar koleksioni i pare i imi. Kam punuar diku per 4 vite per te arritur kete dhe ky eshte vetem fillimi i asaj qe synoj ta arrij.

Cilat jane sfidat me te cilat jeni perballur tani ne fillimet tuaja?

Sfidat kane qene te natyrave te ndryshme, por ambicia, puna e madhe qe e kam bere dhe gjithmone te duhet edhe pak fati te jete ne anen tende, nuk duhet te dorezohesh asnjehere, para asnje lloj sfide, çdo sfide qe e kam pasur me duket se vetem me ka bere me te forte dhe veçse me ka dhene kurajo edhe me shume per te vazhduar me tutje.

Kush ju ndihmon ne biznesin tuaj?

Fillimisht kam pasur perkrahjen vetem te familjes time, pastaj kam krijuar stafin tim, qe me ndihmojne shume.

img_9194

Ku e gjeni lenden e pare dhe kush i dizenjon stolite tuaja?

Lendet e para kryesisht i marr ne Antwerpen pasi qe aty jane edhe fillimet e mia, te them hapat e mi te pare ne kete biznes, por edhe ne vende te tjera . Stolite e mija jame te gjitha idete dhe kreacionet e mia, por kam edhe nje asistent dizajner qe me ndihmon ne kete aspekt.

Femrat i adhurojne guret e cmuar, por jo te gjitha kane mundesi t’i blejne. A keni menduar edhe per kete grup femrash, me me pak mundesi ekonomike?

Po do tjete edhe mundesia per te bere porosi ashtu se si i deshirojne ato dhe natyrisht mund te behen edhe me gur te cmuar me me pak ct qe kane nje cmim me te arsyeshem.

Po ju vete sa e dhene jeni pas gureve te cmuar, sa shume i pelqeni?

Pikerisht pse une isha e dhene aq shume dhe dashuria e madhe per guret e cmuar me bene qe te punoj per kete gje.

Çfare domethenie ka R tek logoja juaj HRK?

Atehere, shkronja R ka edhe domethenien me te veçante ne logon time, sepse jane inicialet e babit tim Ramiz Kastrati, i cili i ka meritat me te medha per sukseset e mia.

Na tregoni dicka per veten tuaj, jeten personale, shkollimi juaj…

Jam shume e dhene pas udhetimeve sa qe me ndodh qe brenda nje jave te kem nga 5 udhetime. Merrem me sport, sidomos me shume ketyre koheve te fundit sepse gjate procesit te finalizimit te koleksionit une kam humbur 9 kg duke mos u kujdesur per veten keshtu qe pasi fillova te merrem me shume me sport po me ndihmon qe gradualisht te stabilizohem . Kam perfunduar 3 vite ne Akademine e Arteve, dega Pedagogji e Pergjithshme muzikore ne Prishtine, pastaj shkencat politike, drejtimi marredhenie nderkombetare dhe diplomaci ne Rome. Jeta personale …. Diamonds are my only Love!!!

img_1957

Cfare do te thote per ju te jeni nje grua e re qe vepron ne fushen e e ashper te biznesit?

Do te thote qe une jam luftetare e vertete, qe me pelqejne betejat e ashpra, ashtu si edhe kjo fushe e biznesit. Dhe kete e tregon vete fakti qe une jam me e reja ne moshe nga te gjithe qe veprojne ne kete industri.

Cfare mendoni se eshte gjeja me e rendesishme per nje femer qe te eci perpara ne biznes?

Gjeja me e rendsishme per nje femer qe te arrije, per mendimin tim eshte qe te eci perpara vetem me vlerat e saj dhe ne rrugen e drejte.

Cilat jane projektet tuaja te radhes…

Jam duke punuar per te lancuar katalogun dhe gjithashtu brandin ne vendet e tjera. Ne qershor u prezantua ne Stamboll. Gjithashtu po pregatitem edhe per te marre pjese ne panaire te ndryshme. Jam duke punuar intensivisht ne perpunimin e nje diamanti unik.

femra-moderne.com