Klaudia Pepa na surprizon cdo here me zhvillimet e reja ne jeten e saj. Dhe ja ku vjen me hapjen e shkolles se saj te baletit ne Itali, “Klaudia Dance Academy”. Te rejat e fundit, planet per te ardhmen, jeta bashkeshortore dhe jo vetem, ne nje interviste ekskluzive per revisten Femra Moderne. Mesoni disa gjera per te, qe mbase nuk i dinit me pare, si psh, qe eshte nje koleksionuese e parfumeve jo-komerciale dhe pse i pelqejne ekstraktet e parfumeve, apo qe nje nga pasionet me te reja qe eshte Alta Moda.
INTERVISTOI: REA HYSENI
“Klaudia Dance Academy” eshte emri qe zgjodhe per shkollen tende te baletit. Na trego pak me shume per kete nisme te re…
Eshte nje nisme qe erdhi si pasoje e testimit qe une dhe stafi im i beme emrit tim ne pothuaj keto dy vjet ne Itali. Nuk ishte e thjeshte si sipermarrje te konceptosh nje shkolle te tille, ku te ngresh nje profil te caktuar mbi te cilen me e rendesishmja eshte stafi pedagogjik ku ajo ne monitorimin dhe drejtimin tim kemi ambicie te jemi ne standarte e nivele te larta profesionale.
Shkolla ka si baze baletin klasik dhe modern per te rritur edhe per femije, ku ky zhaner do drejtohet nga balerini i talentuar Leon Çino ndersa lenda moderne dhe konteprorane do drejtohet nga une, kjo persa i perket lendeve me te rendesishme ku une jam edhe duke orientuar stilin e shkolles.Por do te kete edhe lende te tjera si hip hop, breakdance, latine, tango etj. te cilat kane maestrot perkates.
Qe pas Amici karriera juaj ne Itali sa vjen e shkon per se larti. Para pak kohesh u perzgjodhe si imazh i Seat Italia, a ke patur oferta te tjera te kesaj natyre?
Ofertat jane te shumta dhe te ndryshme. Eshte fakt qe pas nje suksesi ne edicionin e 14 te Amici, ku une mora pjese si konkurente, ofertat nuk munguan. Kjo jo vetem si deshire e agjensive te ndryshme, por edhe si nje miremenaxhim i agjensise ku une bej pjese.
Te besh karriere ne Itali nuk mungojne ofertat jo vetem per mua, por te dish te menaxhosh veten si artiste kjo nuk eshte e lehte. Une mendoj e shpresoj qe jam ne rrugen e duhur.
Lexoni edhe: Klaudia Pepa behet imazh i makinës Seat Italia
Je nje nga personazhet me ta dashura per publikun shqiptar dhe italian. Sipas teje, cfare pelqejne ato tek ty?
Publiku ne pergjithesi eshte selektiv dhe jo kollaj pelqen. Duke marre parsysh rrugen e gjate te karrieres time qe e vogel e me pas ne Tv Klan si prima balerine e Albi Nako Dance dhe duke vijuar ne spektaklin prestigjioz te Maria De Filippi eshte nje rrugetim i gjate e i mundimshem, ku per te arritur qellimet e objektivat si nje artist dinjitoz duhet pune dhe shume pune, te jesh e thjeshte, kembengulse ne objektivat e tua, te pranosh kritikat, te dish te degjosh, te respektosh veten dhe si pasoje ke respektuar dhe publikun. Kjo eshte ajo gje mbi te cilen ti behesh e dashur per publikun qe neve artistet kemi aq shume nevoje.
A mendon te kthehesh nje dite ne Shqiperi, apo tanime jeta juaj eshte atje?
Une nuk kam menduar as te jetoj ne Itali e askund tjeter. Nje artist eshte si nje zog i cili pasi fluturon kudo ku ai ndihet i lire, shtegton ne cdo cep te mundshem ku kureshtja e ben ate te eksploroje ne pafundesi, por pa harruar kurre vendin ku startoi fluturimin e tij te gjate vajtje ardhje.
Flasim pak per ty dhe Albin. Cfare planesh keni per te ardhmen?
E ardhmja jone eshte e shkruar nga e shkuara jone. Pasi une me te kemi nje jete qe njihemi si profesionalisht dhe shpirterisht e kemi si opsion te ecim bashke duke vallzuar e te krijojme nje familje.
Si mund te besh te funksionoje nje lidhje ne distance? A eshte e veshtire?
Nuk eshte distanca qe e ben nje lidhje delikate. Mund te jesh me dike 24 ore, por njekohesisht nuk je me te, distanca ne shumicen e rasteve ka treguar se sa e forte eshte nje lidhje. Pervec kesaj, e gjithe kjo largesi, le ta quajme, eshte si pasoje e nje pakti midis ne te dyve, ku Albi me vizionin e tij me la te lire te eksploroj artistikisht ne Itali, por gjithmone me te 24 ore ne mendje e shpirt, kjo e ben edhe nje lidhje madheshtore. Mos te harrojme qe takohemi pothuajse, ne mos cdo jave, nje here ne dy jave.
Ka patur ndonje situate xhelozie, apo merzie mes jush qe nga koha e largimit tuaj drejt Italise…?
Do preferoja te mos i pergjigjesha kesaj pyetje dhe a e dini pse? Sepse nuk do isha ketu ku jam.
Albi eshte nje personazh shume i pelqyer ne Shqiperi, per te gjitha vlerat e tij artistike, profesionale, por edhe per natyren dhe tipin qe shfaq. Ti cfare pelqen me shume tek ai?
Keto qe juve sapo thate. Te tjerat i mbaj per vete.
A ka qene ndonjehere problem komunikimi mes ju te dyve, duke patur parasysh edhe disa vite diference moshe qe keni nga njeri-tjetri?
Shyqyr Zotit qe eshte me i madh se kam pasur c’te mesoja nga ai dhe ai ka ditur c’te rrisi ne duart e tij. Kjo eshte nje teme e ezauruar tashme dhe po jua perseris qe po te kishte problem komunikimi dhe ngerç nga diferenca e moshes, une s’do isha ketu ku jam sot.
Flasim pak per pasionet e grave. Cili eshte stili i te veshurit qe pelqen me shume?
Te them te drejten moda eshte nje nga pasionet e mija se fundmi. Kam studiuar shume “alta moda” e cila ka lindur ne Itali, e ishte edhe nje nga kuriozitet e mia. Kohet e fundit kam shpenzuar shume para per veshjet e mia, e para sepse me pelqen dhe e dyta edhe per te zbuluar dhe per te kuptuar nga afer materialin, stilin, menyren se si qendron nje veshje ne trup. Ndryshe mendoj se nuk arrin t’i kuptosh aq mire.
Po parfumi juaj i parapelqyer?
Mendoj qe me keni bere pyetjet e duhura, sepse parfumet jane nje nga hobet e pasionet e mia. Jam nje koleksionuese e parfumeve dhe jo atyre komerciale.Kam shume parfume te preferuara, por do te vecoja se fundmi nje nga zbulimet e reja qe kam bere, quhet “Ambra” e markes Dubai. Eshte nje parfum (ekstrakt) me origjine arabe dhe qe kushton shume, them qe eshte nje nga me te shtrenjtit, por rendesi nuk ka kjo, por fragranca, perberja dhe menyra e kombinimit me lekuren time.
Dime qe balerinat kane nje diete te vecante te ushqyeri, por nese s’do te duhej te vrisje mendjen per kalorite, cili eshte ushqimi yt i preferuar?
Mundohem te ushqehem shendetshem. Nuk mbaj diete dhe nuk e kam bere kurre, pasi ate cfare ha digjet nga puna e perditshme qe une bej. Ushqimi im i preferuar eshte supa qe nuk e ndaj cdo dite, byreku shqiptar 🙂 dhe gjithmone sallatrat e ndyshme. Me frutat jam e dashuruar.
Ne fund, a keni nje mesazh ose urim per te gjithe fansat e tu qe po lexojne kete interviste?
Ju dua shume. Kur une kercej jetoj me ju, e kur nuk jetoj me ju nuk kercej.
Biografi
Klaudia Pepa lindur ne 26.10.1992 ne Tirane, eshte balerine profesioniste. Ajo e ka filluar baletin qe ne moshen 5 vjecare ne nje kurs kercimi modern per femije, ne grupin me te famshem ne Shqiperi Spekter. Mori pjese ne nje program televiziv Gjeniu i vogel per kenge,balet e instrument per femije ku ne gjinine e baletit mori cmimin e pare si balerina me e mire e vitit 2004. Me pas ndoqi shkollen profesionale kombetare te baletit klasik per tete vjet ku edhe u diplomua. Gjate periudhes se shkolles se mesme ajo u be pjese e kompanise Albi Nako Dance ku studoi stile te ndryshme kercimi si kontemporan, modern, pop, jazz, broadway, musical, latin. Ajo ishte pjese e videoklipit te pare per balet ne Shqiperi Tango Dashurise me partnerin e saj Albi Nako.
Eksperienca e saj televizive ne RTV Kombetar KLAN te udhehequr nga koreografi Albi Nako eshte e gjate dhe ka qene pjese e programeve si soliste dhe balerine e pare ne Gjeniu I vogel, E diela Shqiptare, Kenget e shekullit nga Bota, Musiklan, Kenga Ime, Musical Chicago Roli i Catherine Zeta Jones, Musical Burlesque Roli Christina Aguilera, Cabaret Roli i Liza Minelli. Si Prima balerine dhe koreografe ne Festivalin e muzikes se lehte dhe moderne Kenga Magjike, Miss & Mister Albania, X Factor Albania & Dance with me Albania patenta nga Endemol. Ka prezantuar programin telviziv Telebingo Shqiptare Ka bashkepunime me kengetare dhe artiste te famshem ne Shqiperi ku ka koreografuar dhe kuruar performancat e tyre. Vitet e fundit mori pjese ne programin televiziv talent show ne Itali Amici di Maria De Filippi ku doli nje nga finalistet dhe ka kercyer e performuar me kengetaret si Emma Marrone, Massimo Ranieri dhe me mbretin e muzikes boterore pop latin Ricky Martin.
Pas programit ajo fillon pune si balerine profesioniste ne Trupen e baletit te Mediaset (Canale 5) ne programin Amici di Maria De Filippi.