Silvana Braçe: “Cdo emocion i falur ka qenë një gjurmë e pashlyer”
Silvana Braçe një nga prezantueset më të famshme në Shqipëri me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar, me zërin e ngrohtë dhe ëmbëlsinë e portretit, çiltërësinë e komunikimit dhe thellësinë e mendimit, kënaqi zemrat e teleshikuesve për kaq e kaq vite. Ajo përmes ekranit të TVSH-së hyri plot dashuri në çdo familje shqiptare duke u bërë njëkohësisht pjesë e ndërgjegjës së kombit.
Që në kontaktin e parë që pata me Silvanën krijova një miqësi të bukur dhe të sinqertë sa mu duk sikur po flisja me shoqet e mia që kam prej vitesh. Ajo buronte dashuri, miqësi, besim, një energji aq pozitive që të mbante kënaqësisht lidhur pas saj. Një femër me vizion dhe mendim të ri si fresika e pamjes dhe sjelljes së saj aq elegante, një femër pa moshë.
Intervistoi: Anila Skura
Megjithëse jeni shumë e njohur unë po e nis bashkëbisedimin me ju duke ju pyetur, kush është Silva Braçe?
Kjo që shihni. (qesh) Është e vështirë të tregosh për veten me fjalë, se janë veprat dhe sjelljet, që të perzantojnë e ato i shihni ju, megjithatë po përpiqem të përmbush kërkesën tuaj duke dalë për pak nga vetja e duke lënë menjanë modestine. Jam një nënë dhe bashkëshorte e devoteshme, së pari, bijë e dhimbsur, një grua nostalgjike dhe një person tepër i ndjeshëm. Mendojeni si të doni, por unë jam e njëjtë si në ekran dhe në jetën e përditshme. Çdo grua është një botë me shumë dimensione, që mban brenda vetes pesiazhe e kapituj, jo gjithnjë të zbuluar, që ruan të fshehtat, brengat, dyshimet, episode dhe copëza të pashprehura asnjëherë, por që të gjitha i përbëjnë të tërë jetën. Kam patur dhe diçka që ka qenë shumë e dukshme në jetën time, një ndjenjë e theksuar përkujdesje për të tjerët, një amësi e lindur pa qenë ende nënë biologjike dhe një sensibilitet i thellë përballë çdo fenomeni, ngjarje apo dukurie. Gjithçka që kam parë, prekur e shijuar e kam veshur me emocion, e kam kthyer ne art. Edhe sikur mos të kisha qenë kaq e lidhur me artin përsëri do të kisha jetuar si një artiste.
Edhe sikur mos të kisha qenë kaq e lidhur me artin përsëri do të kisha jetuar si një artiste.
Kujtoni ndonjë emocion të vitëve të para si prezantuese?
E gjithë përpjekja ime deri tani s’është veçse kjo, për të mos u larguar nga emocionet e vjetra, nga skena dhe ekrani. Çdo emocion i falur ka qenë një gjurmë e pashlyer dhe pikërisht kjo tërësi kujtimesh dhe përfytyrimesh për ngjarje të jetuara e të pajetuara, ky mall e kjo nostalgji ka bërë që të ndjehem mirë me brendinë time. Është arti që më ka bërë që të jetoj me një ndjenjë kaq të bukur brenda vetes. Këto emocione në vite tashmë janë bërë thesari i shpirtit dhe matem shumë të hyj aty, se mos diçka trondis, se mos më marrin me vete. Më pëlqen të jetoj me të tashmen dhe ëndrrën, megjithatë sot me ju po ndaj një nga kujtimet më me vlerë të jetës time në skenë. Në vitet 80-të kam pasur fatin që disa herë të prezantoj Ansamblin Shtetëror të Këngeve dhe Valleve Popullore dhe me 1996, për herë të parë për mua edhe në Kosovë. Në atë kohë ky institucion ishte nga më autoritarët për nga vlerat artistike dhe emrat e mëdhenj që përbënin gjerdanin e artë të veshjes artistike te kombit. Kam patur nderin të prezantoj artiste emblematikë si Ibrahim Tukiqi, Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Agim Krajka, Panajot Kanaçe, Besim Zekthi, Liljana Cingu e të tjerë. Mes kësaj trupe unë kam përfituar shumë dituri rreth artit tonë popullor dhe përvojë gjithashtu, duke vrojtuar me kujdes çdo sjellje, lëvizje dhe intonacion. Ishte shtepia e artit të kulluar. Fat të ndodheshe aty.
Cila është koha më e artë për Silvana Braçen?
Kohë e artë ndoshta mund të vlerësohet ajo kur prezantimi i veprës është më intesiv e nëse është kështu për veten time mund të quaj kohë të artë atë pas viteve 90-të, kur iniciativa e lirë shtoi shume numrin e koncerteve, spektakleve, organizimeve të ndryshmë artistike brenda dhe jashtë vendit, duke nisur nga USA, Skandinavia, Gjermani, Itali, Greqi dhe në për gjithë qyetetet e mëdha Shqiptare, Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ulqin etj. Ndërsa po qe per nga rëndësia e një eventi artistik, veçoj festivalet e këngës në Radio Televizion, Miss Albania, Festivalet e Këngës Popullore, e të tjera spektakle të mëdha televizive. E po qe, se kur jam ndjerë më lart profesionalisht, është gjithmonë hera e fundit.
Sa jeni pjesë e thashethemeve dhe ju kanë bërë të ndjeheni keq ndonjë herë? Ose për të qeshur?
Thashethemet ose gënjeshtrat, shpifjet, përgojimet në kuptimin si i kam përjetuar unë, ato janë një shëmti agresive shkatërruese. Shpesh më ka ndodhur që me miqësinë dhe sinqeritetin që kam dhuruar të më thurin rrjetën e helmuar për të ngecuar aty duke më ndryshuar disa herë drejtimin në jetë, duke më ndarë nga persona të dashur dhe të vlerësuar, duke më ngritur porta të hekurta në rrugën ku duhej të vrapoja. Dhe kjo është njëra anë. Të qenit publik të bën dhe viktimë të opininionit. Sa e sa herë kam verifikuar që flasin në emrin tim, më venë në gojë fjalë ose opinione të pa shprehura dhe veçse kur mbetesh e çuditur, e pa zonja të ndreqësh deformimet e ngrituara nga njerëz që për vete janë strukturuar gabim qe nga fillimi. Siç mund ta kuptoni, gjendem shpesh e befasuar ngaqë nuk përdor zgjedhjen në komunikim, por jam e hapur ndaj kujtdo. Besoj si tek vetja, si tek familja ime. Ne nuk i njohim këto forma mashtruese në familjen tonë. Mua më kanë rritur me një pastërti shpiterore të pashoqe. Ndërsa për pjesën tjetër, kur unë dëgjoj thashetheme për dikë, atëhere qesh, por hidhur, se mendoj si funksionon kjo botë me krijesa kaq të njëjta dhe të ndryshme njëkohësisht. Po këta njerëz i kemi dhe miq e më pas armiq, rrotullohet përsëri, e kjo qenka jeta, sa e vështirë dhe e bukur për t’u jetuar, me durim dhe harrim, me falje e mirekuptim.
Ju kemi parë gjithmonë me një look shumë të mirë, cili është sekreti i bukurisë suaj?
Arti dhe dashuria. Ky është aliazhi që mbanë të lidhura gjithë nyjet e trupit tim, por ndoshta pyesni për dicka konkrete siç janë kremrat, masazhet, trajtimet estetike nderhyjet ne lekurë ose linja trupore… Janë të papërfillshme përpjekjet e mia në këtë drejtim deri tani. Shpesh njerëzit duan të jenë ata që s’janë, ndërsa unë dua të jem kjo që jam, sepse thjesht ndjehem shumë mirë me veten.
Shpesh njerëzit duan të jenë ata që s’janë, ndërsa unë dua të jem kjo që jam, sepse thjesht ndjehem shumë mirë me veten.
Për sa i përket veshjeve tuaja, keni ndonjë stilist?
Veshja është një aspket i veçantë në jetën e një gruaje, aq më shumë të një personi publik, por në opinionin tim jo një çështje kaq jetesore. Gjithmone ne keto anet tona kane ditur te vishen mahnitshem. Besoj kjo te jete trasheguar edhe ne ADN-ne time.
Mund t’ju them, se jam stilistja e vetvetes, madje dhe kam qepur vete veshje te thjeshta. Më pëlqen të eksperimentoj, ndërthur, përshtas veshje të zakonshme për t’i bërë ato të duken unike. Jam stilisja e vetëvetes, por kjo nuk majfton per skenen, ku ne kete rast iu djetohem profesionisteve, qe me trajtojne me shume perkujdesje, megjithese une s’jam aspak e thjeshte ne kete komunikim.
©Revista Femra Moderne (Print)